“Rama dhe Berisha e njohin shumë mirë Ervis Martinajn”, Hoxha: Zhdukja e tij shënon vijën mes dy dekadave

8 Shtator 2022, 22:00Kronika TEMA

“Rama dhe Berisha e njohin shumë mirë Ervis Martinajn”,

Ditën e djeshme, kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit ka përmendur edhe emrin e Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit.

Në fjalën e tij, Rama fajësoi Policinë e Shtetit që ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse është vrarë apo jeton, pasi hipotezat pas zhdukjes së tij kanë qenë të shumta.

Gazetari i Abc, Artan Hoxha, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Radari Informativ”, me gazetaren Juli Xhokaxhi, ritheksoi dhe një herë se të gjitha të dhënat flasin për një eleminim fizik të të shumë kërkuarit të drejtësisë. Për Hoxhën, zhdukja e Martinajt është një ngjarje e  rëndësishme e cila ka shënuar vijën mes dekadës që lamë pas dhe asaj që fillon.

Gjatë intervistës, gazetari deklaroi se do të donte që Berisha bashkë me Ramën, në cilësinë e statusit politik që kanë të ushtrojnë presion mbi agjencinë e zbatimit të ligjit për të zbardhur të vërtetën lidhur me këtë ngjarje. sipas Hoxhës, ish-kryeministri dhe kryeministri Rama e njohin mirë Martinajn.

Hoxha: Unë kam theksuar që ngjarja e cila ka përfunduar me rrëmbimin dhe deri tani të dhënat flasin për një eleminim fizik të Martinajt, më bën përshtypje sepse nga data 9 deri në datën 24 kur kam folur për këtë ngjarje, si Rama, ashtu dhe opozita nuk kishin bërë asnjë lloj deklarimi. Kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të madhe që unë e kam cilësuar si ngjarje që shënon vijën mes dekadës që lamë dhe dekadës që vjen. Më bëhet qefi që edhe Rama dhe Berisha më në fund vendosën të flasin për këtë ngjarje, pavarësisht se çfarë kanë thënë. Më në fund vendosën të flasin për një personazh që e njohin të dy shumë mirë. 

Martinaj është një njeri që e ka mbështetur të djathtën. Unë prisja një tjetër reagim nga kryeministri, por së paku ai foli dhe u përpoq që të jepte një mesazh, ai nuk mbajti një qëndrim por i kërkoi policisë të thotë se çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn. Berisha linte të kuptoje se Vis Martinaj ishte i rrëmbyer dhe fati i tij nuk dihej. Berisha i referohej një personi i cili nuk jetonte më. Unë do të doja që të dy këta personazhe në lartësinë e statusit politik duhet të ushtrojnë të gjithë autoritetin dhe të bëjnë presion mbi agjencinë e zbatimit të ligjit që kjo ngjarje të zbulohet. 

6 Komente

  1. N
    Nik

    Për Hoxhën, zhdukja e Martinajt është një ngjarje e rëndësishme, sepse nuk ka fituar kurre me pare aq para sa po fiton nga reklamimi i vdekjes se tij, ne nje kohe qe Escobari shqiptar ka shume gjasa qe eshte larguar me tragetin Durre-Bari dhe strehohet ne nje nga fermat e kuajve ne Suedi.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leka I Madh

      Na cave trapin o gjitholog

      Përgjigjjuni
      1. T
        TI

        Na plasetttt! Eshte gjalle apo jo? E ka njohur njeri personalisht kete person? Shume vete shprehen qe ka bere shume bamiresi dhe nuk ka hyre ne biznes si kriminel. Nje gje me ben pershtypje nqs kulmin ky e ka patur ne kohen e Berishes i bie te kete qene diku tek 27-28 vjec. Te jesh ate moshe me ate lek dhe ate mbeshtetje duhet te jete Euforike dhe cmenduri. Shume te radhe jane ato qe e perjetojne si ndjesi!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berish Saliu

          Na cave trapin ti or koke madhe ,boll me je bere shume i bezdidur me keto lajme ,ti dhe sjo Lala i dini te gjitha ,prokuroria nuk di asgje , sipas jush ,jeni dy gazetare qe paguheni nga kriminelet

          Përgjigjjuni
          1. S
            Stape Pashi

            Ky personi i pompuar si gazetar investigativ (nuk dihet se nga e për interes të kujt) i jep urdhër dy figurave, ishkryeministrit dhe kryeministrit, të “bëjnë presion mbi agjensinë e zbatimit të ligjit që kjo ngjarje të zbulohet”. Dikujt pa dashje i shpëton një pordhë, del nusja fiton lekun.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bardha

              Po prap ky idiot e shpifse,muhabetet e menjhaneve i bane te verteta ne meditet e nevojtoreve

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje