Ish-prokurori: "Nesti Angoni" është shfaqur edhe për BKH-në, ka pasur letra anonime

15 Tetor 2025, 21:28Kronika TEMA
Ish-prokurori: "Nesti Angoni" është shfaqur edhe për

Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, ish-prokurori Ervin Karanxha analizoi raportimin pesëorësh të kreut të SPAK, Altin Dumani, para Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Nismat Qytetare.

Raporti, i cili përmbledh veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024, u cilësua nga Karanxha si një pasqyrë e qartë e arritjeve dhe sfidave të institucionit.

Karanxha zbuloi se aktualisht po kryhen verifikime për kreun e Byrosë së Hetimit, për shkak të një sërë letrash anonime që kanë qarkulluar brenda institucionit.

Ai paralajmëroi për një fenomen të ngjashëm me “Nesti Agoni”, që sipas tij nuk kufizohet më vetëm në pushtetin ekzekutiv, por është shfaqur edhe brenda organeve të drejtësisë.

 “Po bëhen verifikime për kreun e Byrosë së Hetimit sepse ka pasur shumë letra, sepse është hapur fenomeni ‘Nesti Angoni’. Dhe brenda SPAK ka fenomen të tillë sepse ka pasur letra për njëri-tjetrin. Janë letra anonime. Pra, akuza që ata kanë për njëri-tjetrin dhe pavarësisht se janë anonime, ato verifikohen.”

4 Komente

  1. V
    Veri

    Prokuror Kar..anxha eshte larguar nga vetingu, tani ky dhe shume si ky promovohen cdo dite ne ekranet mediatike si moralist, si profesionist i paster, jep mend dhe pervojen e tij te kanceluar per keq nga komisioni vetingut. Pse keta te korruptuar, inatcore dhe dashakek duhet te degjojne cdo nate shqiptaret, perse dhe perse.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Dumani thote qe jane vetem 20 prokurore te task forces, per te gjithe ka vetem 24 ore ne dispozicion, ajo dedikuar hetimeve natyrisht eshte e kufizuar, e ne qofte se keta merren me letrat anonime, kur kane kohe te merren me letrat qe kane emer, mbiemer, fakte, deshmi, prova???

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Vetem nje drejtesi mafioze si kjo jona, mund te funksionoje me anonime.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Vetem gjykates e prokuror te hequr nga vetingu kane mundesi te dalin ne media sikur te ishin me te ndereshmit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje