“Jam i armatosur, do e vras”- Kërcënoi drejtorin e IMT-së së Tiranës, 61-vjeçari shoqërohet në Polici

15 Tetor 2025, 15:08Kronika TEMA
“Jam i armatosur, do e vras”- Kërcënoi drejtorin e

Leonard Nikolli, 61 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, pasi gjatë ditës së sotme, ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi.

Kallëzimi në polici është bërë nga ky i fundit, teksa ka pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste. Sipas raportimeve Nikolli ka thënë sapo ka hyrë në institucion: Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?!

Në vijim është shprehur se do ia bënte njëlloj si gjyqtarit Astrit Kalaja. 

Sipas Meçit, Nikolli kishte ankesa për një ndërtim që sipas tij duhej të prishej por IMT Tiranë nuk e kishte prishur. Objekti në fjalë ka sigurim padie me vendim gjykate, që e ndalon ndërhyrjen e IMT-së, pavarësisht se mund të ketë pretendime nga palë të tjera të përfshira.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1 Komente

  1. Z
    Z

    Ai qete vret nuk thote ky eshte apo hapus e do e vras. Pa bere fjale dhe gjakftohte nxjerr revolverin me uje dhe ja hedh "armikut", drejtorit Meci.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje