Ish-prokurori: Paradoks që SPAK jep llogari para deputetëve që mund të jenë subjekt i hetimit

15 Tetor 2025, 10:06Kronika TEMA
Ish-prokurori: Paradoks që SPAK jep llogari para deputetëve që

Ish-prokurori Eugen Beci ka ngritur shqetësime të forta lidhur me raportimin e SPAK përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke e quajtur këtë një situatë paradoksale që kërkon zgjidhje kushtetuese.

Në një deklaratë të dhënë në emisionin “Trialog” në RTSH, Beci u shpreh se është e papranueshme që një prokurori e krijuar për të hetuar korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, madje edhe përplasjet fizike mes deputetëve, të detyrohet të japë llogari pikërisht përpara tyre.

“Ballafaqimi duhet rregulluar. Nuk mundet që një prokurori, e cila ka si synim të hetojë korrupsionin, shpërdorimin dhe madje edhe rrahjet mes deputetëve, të shkojë e të japë llogari para tyre. Duhet gjetur një zgjidhje në Kushtetutë. Ky është një paradoks që ndodh,” deklaroi Beci.

Duke iu referuar çështjes së bujshme “McGonigal”, Beci tha se zvarritja e hetimeve është e lidhur me kërkesat për ndihmë juridike ndaj autoriteteve amerikane. Sipas tij, përfundimi i hetimeve do të varet nga përgjigjet dhe provat që do të vijnë nga SHBA.

“Nëse një profesionist dëgjon referimin e SPAK para Parlamentit, ku thuhet se dosja McGonigal po zvarritet sepse i është kërkuar ndihmë juridike autoriteteve amerikane, atëherë është e qartë që në varësi të provave do të shihet si do të zgjidhet këtu,” shtoi ai.

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Për sa kohë deputetët e dyshuar si "të korruptuar" nuk janë provuar si të tillë (prezumimi i pafajsisë) kanë të drejtë të jenë në tavolinën ku kërkohet llogari. Pastaj, ajo llogaria "e dhënë" është aq formale, sa mund të shihet si seancë humori për teleshikuesit, ku gjithçka bëhet me sikur. Mjafton të kuptosh se çfarë pasojash sjell për prokurorinë e prokurorët e SPAK-ut, ta zëmë, gjetja e të metave, dobësive, shkeljeve proceduriale etj. për të cilat u është bërë lëkura shollë nga kritikat e përditshme publike.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Mundë të jenë? Atë duhët të jenë si, si Damian Gjiknuri, e Tedi Blushi me shokë....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Banda

        SPAK JEP LLOGARI PERPARA INSTITUCIONIT TE ZGJEDHUR NGA POPULLI. NE SE POPULLI GABON DHE ZGJEDH VETEM HAJDUTE NE PARLAMENT, NUK ESHTE SPAKU FAJTOR...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje