Nga Habjon Hasani
Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.
Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.
Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.
Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.
Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.
Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore.
Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.
Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:
“Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.
Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar.
Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.
Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).
Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB.
Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.
Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.
Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.
Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:
Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?
Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?
Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.
Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.
Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.
Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.
Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:
a) Pacolli ka lajthitur
b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin
Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.
Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.
Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.
Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.
E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe. /Hashtag.al
Nese hetimet per pacollin I ka bere Karla e serbise ,qenka pjerdhur muhabeti qe ne fillim.
98% te aksioneve ne nje veprimtari kaq te rendesishne per sogurine kombetare ne duarte e Behgjet Pacollit kesaj kreatures se Rusise. Nga Republika e Kosoves ka kohe qe ketu je keto media kemi denoncuar Pacollin duke ju bere thirrje qe ta mbani sa me larg Shqiperise kete legen argat te Rusise. Republika e Kosoves di gjithçka duhet per Behgjet Pacolli krijese biznesore ruse, prandaj ne Kosove nuk i dhane kurr hapesire ketij legeni antishqiptar, klysh i Rusise dhe klysh i Beogradit. Ju harruate shelljet e Pacollit ne sherbim te Millosheviqit, kur ne ditet me te erreta te popullit te Kosoves, Pacolli takohej e Millosheviqin permes fluturimeve te tij private. Rusia dhe Milloshi heret e kishin pergatitit Pacollin me synimin e tyre qe ta instalojne si drejtues te Kosoves nen Serbi e Rusi. Por, Kosova, e vecanerisht Albin Kurti me kohe e denoncoj dhe e mbajti larg posteve publike e shteterore, sepse Pacolli eshte para ruse, eshte kreature e Kremlinit.
Po pse me Ramen nuk fluturonte ky Pacolli, nuk lepiheshin bashke publikisht deri ne neveri duke quajtur njeri tjetrin njeriu i dites dhe njeriu i vitit?
I gjithë artikulli është teori konspirative.E kepja është kujt i duheshte aeroporti aty ,duke shkatërruar mjedisin dhe me pasoja ekologjike.Po aeroporti i Kuksit a është funksional?
Hajdin Sejdia i dyte.
Do e plase Rama ne burg qe ti marre aeroportin
Duan te mbulojn mutin me shurre per korrupsionin e ballukes me shoke she paskan gjetur armikun ideal. Tani mjafton te thon per çdo gje qe e ka fajin rusi dhe mbyllet çdo gje.
Ktu korrupsioni eshte problemi me.i vogel, ose po te ishte vetem korrupsioni kjo as qe do te diskutohej apo te behej problem, sepse.ne projekete te medha gjithemone ka korrupsion. Por kwtu mbi te hjitha eshte siguria strategjike shqiotare, interesat shqiotare dhe ato amerikane. Cfare menduat ju? Do te lejoj NATO qe.nje vend anetare i saj te mbaj aeroporte ruse??
Keto Jane turpe. Tani u kujtuat se kush eshte Pacolli? Hasim Thaci rri kot ne burg,Del Ponte e futi. Ta kemi per nder qe Pacolli nderton awroportin e Vlores. Jeni shume te vegjel te mateni me Pacollin. Ky shkrim eshte per injorantet qe besojne se gjeli ben veze.
Po moj Sheqere,por ti duhet ta dish se Pacolli leket i ka nga Rusia dhe ato(Ruset) nuk ja kane dhene kot,por per interesat e tyre....!!!!
Asnje fakt nuk lexova. Fare per mua Pacolli ta hedhi ne gjyq kete gazetar te njeanshem...
Kushdo qe ka punuar me Kosovare e kane prere ne bese. S di nga u rrjedh gjithe kjo e keqe nga brenda kundra nesh.
Hahahah...gjera te ditura me kohe,por qe "nuk diheshin" tani,por ama qe ishin te ditura me parë,prandaj nuk diheshin tani...Tallni bythen me kete popull-dele o pushtetare leshi! Leshkot qe ju japin voten, ju meritojne!
Pacolli eshte qytetar i Kosoves dhe nuk na duhet ne se si i ka bere leket ne Rusi Opa! Doli emri i Belindes Belinda dhe korrupsioni i saj duhet te hetohen ne Shqiperi
…sot mesuam : prokuroria nuk di se ca ben e se ku eshte… gjykata e larte paskerka nxjerre vendim ku prokurori i shkalles se pare eshte me “ i madh” se prokurori i apelit… aeroporti strategjik na qenkerka ne duart e nje spiuni serbo-rus a ruso-serb… amerika paskerka filluar dyshime mbi istitucionin qe ajo vetekrijoi…por mbi te gjitha mesuam se nje kryeminister nuk merr dot ne tel nje drejtor-pronar banke e ti thote” kalo pak nga zyra dhe firmos pak ato kontratat se behet fjale per projekt strategjiko-kombetar qe te mos jete minuta e fundit e jetes tende”… i ha popudhi keto mo edvin apo e katandise vendin burdollo , oooo edvinnn
Q.. robt cfare thriller-i?! Po ti Habjon Hasani nga i di te gjitha keto?!
????????????????????❤️????????
Ja ke futur kot ose me sakte je i paguar nga dikush. Aéroport eshte investim privât dhe nuk ka vende per korrupsion pasi nuk eshte PPP , nese ka fusin njeri tjetrit si asosie eshte pune e tyre ...
Futja pordhes edhe ti qe ke bere kete shkrim
Ky hashtagu qeka mire me hartime kalamajsh.Kushedi sa kane paguar per keto qelbesirlleqe te botohen. Japin dhe mendim per token ,a eshte e rrumullaket apo e sheshte..o zot cfare karrliqesh degjon.
Temen e semes,ç'i beri babai nenes,i theu gryken e shtembes.
Po ky Nelson Cela ( nje hajdut) na keputi ne bythe me doreheqjen e tij.Kushedi sa keq do ti kete ardhur Pacollit per kete doreheqje... I shkreti Nelson qe Nala pa udheheqe.... Ky eshte dashur te hiqet qe ne fillimi....
Ky Habjon Hasani ose eshte si Nesti Agoni ose eshte i vertete, se emri dhe mbiemri duket si Nesti. Nuk e di ne eshte gazetar apo çfare dreqi se neper gazetat tona nuk prezantohet asnje se çfare muti eshte. megjithate kot folas e e ka marre ferra uraten ! Na e tha Fariu terk emisioni Yllit; Vetem e zgjodhem kapitalizmin, do kete te pasur e te varfer, gati sa nuk leshoi nje pordhe.
Hetimi apo shkrimi i rrjedhshem, problemi eshte se eshte i pergatitur me kohe, pa dashur te mbroj askend! Eshte detyre kombetare para se gjithash te flasim e te mbrojme gjuhen tone kombetare! Pavaresisht shkrimit Interesant, e habitshme prania e shume fjaleve te huaja ! Nuk e di ku po shkojme keshtu! Si politikanet, si gazetaret, si kurvat, si kengetaret! Nuk gjen asnje dallim! Duket se rruga e vetme te mbijetosh ne Shqiperi, eshte te jesh prostitute profesioniste!
Sa i "zgjuar" ky Hasani, hajde degjo tani edhe pordhet e Hasanit, ka shume Hasane por ky eshte si Hasani i grave qe jane te njete me te, nje Hasan tjeter quhet bej dhe qesendisnin duke i thene: Hasan Beu ne komisjon kush e pjerdh kush e degjon, nashi andej nga Mallakastra e Karstriot Islamit eshte hapur edhe nje biznes restorant qe quhet "Oda e Hasanit", me ke Hasan te merremi me pare. Hasan merru me Edin ai ja ka shtruar "tavolinen e gostise" Behgjetit se eshte vete ne tepsine e aeroportit te Vlores. Tani po na nxjerr "naiv dhe te ndershem" shokun Edi qe te gjithe pas kraheve te tij hane molle, dardha, kastraveca u hyfshin ne bythe, fiq tezge nga Lali Zdromsi i Tirones, ke pare ti ja paska fut me dijenine e tij te plote edhe kurva veterane me patente Belinda Balluku. Behgjeti edhe nga pamja nuk duket as koqever as shqiptar ngjason shume me rracen serbe apo me mire me thene me sllavet, a thua e ka perdorur si "dordolec" Boris Jelcini, a e ke pare mrekulline e restaurimit qe i ka bere Kompania e Behgjetit Kremlinit qeedhe sot le te mahnitur cdo vizitor perendimor, me pune o Hasan kari me pune behet robi milioner dhe miliarder dhe jo duke u marre me thashetheme te rendomta si cdo shqipo muti, njerez inatcor dhe bythe-qire.
Karbjon Hasani trego shoket ose tutpotrin qe te ka futurte shkruash nje shkrim me te ndyre sec je vete. Sa te kane paguae ore shkerdhate, aeroporti i Vlores nuk eshte investim me parate e shtetit, por i privatit, ti cfare mutin do bashke me ata zgjebsa qe te ndersejne per dy lek te qelbura qe te japin.
Po Liza në në botën e çudirave, që kemi kryeministër dhe që rend duke lodruar lule më lule gjersa gjen trangujt që i shqyejnë bythën, agjent i kujt është? Vizitën e parë të jetës e ka bërë në bodrumet e kishës greke, në Athinë, të takonte kushërinjtë e tij vorjoqimarjot, të gjithë antarët të sillogjeve dhe Asfalisë.. E megjithëse një mësues mediokër vizatimi edhe kjo vetëm për shkak të babait, dikush i ndërtoi rrugën e profetit. A thua se nuk mjaftonte pabuksi i Viçidolit, që nuk la qen antishqiptar pa shkërdhyer?!
Te kish pasur pidhi dhenbe Nuk kish ngel hajdar ne kembe, ne rastin konkret jo dhembe po paska sharre. Me Pacolli nuk besoj qe i ecen,eshte Kosovar po ka dhe nja dy shtetesi te tjera,mjafton ajo Zvicerane qe Shqiperise ti fitoj dhe nne gjyq tjeter,athere Begetti do duket lule.ose ne te kunderten mund te jete dhe ndonje pazar i rende qe oarat e fituara ne arbitrazh nderkombetar te ndahen me te tjere,ne Tirane flitet se nne gje e tille eshte bere dhe me Begettin,nuk eshte cudi Shqiperia eshte vendi vakive.Eshte rasti pare ne bote dhe rrezon cdo analize ekonomike,njerezit ikin,ndertimet shtohen cmimet shtepive rriten,se me cfare parashe ndertohen nuk dihet,ose bien nga qielli.
Belinda èngjelli qe ben sfilata me mikrofon brenda ,duhet te jape nje pergjigje.Jemi taksapagues dhe e kemi kete te drejte te kerkojme transparence.Kryebufi qe ka zaptuar PS duhet te pergjigjet gjithashtu
Shqiperia dhe shqiptaret jane te lidhur strategjikisht me USA. Edhe po te provoj ndonje legen bastard shqiotar qe te punoj kunder ineteresave shqiotaro-amerikane, kete nese nuk arrine ta ndal populli dhqiotar dhe drejtuesit e tij, atehere kete sigurisht qe do ta ndalin FBI-ja amerikane. Larg agjendet rus sikur Pacolli nha tokat shqiotare. Aeroporti i Vlores, para se te jet biznes, eshte interes strategjik per sigurine kombetare. Ajo duhet te kontrollohet ploteisht nga Shqiperia dhe USA.
Ah moj shqiperi e shkret qe ke 34 vjet vetem te rjepin e grabisin dhe ti prap bertet liri demokraci dhe asnji smgrihet qe ti shporti keta ndyresira Duke filluar nga Berisha Rama e nano
Gazetar te pasur nuk duhet te kete. Gazetaret tane vendosin gjoba cdo dite e jane te pasur. Jane pjese e kesaj showerie te korruptuar. Ku ka vene dore Rama e gjerat te kene shkuar normal. E dini pse se nxitohet ebe politike me cdo gje. Mer lek a jo nuk e di fare..por depart e tij jane problematike e me pasoja...qe nga inceneratoret e me radhe....ne maj sikur e inaguruan keta...bene dhe fluturime...
Thelbi ketu eshte kryeordinerja, kryehajdutja Balluku dhe fakti qe pse Dumani, nuk ka hapur hetime per makabritetet e saj?! Kaq. Ketu duhet investiguar dhe do dalin thagma. Qeveri birbosh dhe kurvash.
Po te gjithe e dine qe Pacolli eshte aset i Moskes. Kaq IDIOT eshte ky kryeministri jone qe i jep ne posedim asete qe kane te bejne me sigurine kombetare?? I ka hy vetja shume ne qef.
Kohën kur në ish Jugosllavi ka kryer shërbimin ushtarak ka qenë shumë i besueshëm dhe siq ka deklaruar vet ka qenë agjutant u Titos.Pastaj si ing.i ri ka hap një firmë në Zvicër.Me 1990 kur filluan konfliktet në Jugosllavi dhe kësaj të fundit iu vunë sanksione ekonomike del në pah Pacolli.Jugosllavia kishte punë të mëdha duke kryer në Rusi,Kazakistan,Irak e shumë vende tjera që duhej nderprer.Të gjitha këtë punë vazhduan por nën logon e firmës së Bexhet Pacollit.Këto gjëra kanë qenë të njohura në Kosovë,pra ka bë marrëveshje me Millosheviçin.Për të qenë fatkeqësia më e madhe paska marr lekë edhe nga AKI e Kosovës ,sigurisht në emër të asaj që do e ndihmon Kosovën!Në të gjitha këto lojëra serbo-ruse është i implikuar edhe Edi Rama,andaj Amerika po e përbuz.
Pyetja qe me te drejte lind, cili ishte roli i turqeve kur moren koncesionin- dhe perse dolen dhe sa e shiten 40% e tyre. pra Turqit paskan shitur vetem letrat sa per te marre koncensionin Pacolli. e njejta skeme ka ndodhur edhe ne rastin e tunelit te llogarase. futet nje kompani turke pasi me pare ishte anuluar tenderi i pare i fituar nga Gjoka. Kompania turke bashke me gjoken fitojne tenderin me nje vlere 50 milion euro me shume se vlera qe kishte kuotuar Gjokak ne tenderin e pare. Turqit zhduken dhe vepra perfundohet 100% nga Gjoka. besoj se keto 2 vepra duhet te hetohen se bashku dhe te hidhet drite nese jane afera korruptive te Ballukut apo jane ne nivele te tjera.
Si tha ky...Rama ska kohe se eshte I zene me ekspozita e piktura....hahahaaaa mos fol me per kte jave Habibi....
Hhahahhahhha. E bukur, vertete. Kryeminster mjeran, komplet. E pabesueshme ku kemi arritur.
Per te ardhur keq qe nje pjese e mire e komentusve nuk kuptojne shkrimin. Ketu eshte e qarte qe ministria Balluku edhe ne kete rast si ne cdo pune publike kerkon llokmen e saj. Sic duket ketu eshte me shume se 20% i zakonshem dhe shkon dyfishi. Eshte me Ramen apo ky si zakonishte nuk e di kush ja ha dardhat kjo mbetet per tu pare ne muajt qe vine. Amerikanet nuk jane te shqetsuar per perqindjen e Ballukut dhe te Rames se e dine mire sa te korruptuar jane te dy po kane hallin qe spiuni rus Pacolli mund tju vendosi ne dispozicion aeroportin ruseve. Kaq po thot autori shkrimit. Bravo gazetarit uroj te mos e blejne rruges dhe ta harroj kete teme kaq interesante. Tung.
Zalo, ke te drejte. Padiskutim. Por, mund te themi qe jane tre ceshtje: i) Balluku eshte hajdute dhe Dumani nuk e heton; ii) Rama eshte hajdut, i paafte dhe Dumani nuk e heton; dhe iii) rreziku rus per Amerikanet. Tani, Amerikanet jane te shqetesuar, sepse vetem nje Ram dhe nje Balluk mund te hapin dyert per ruset, qofte nga hajduteria apo paaftesia. Keshtu qe, te treja ceshtjet jane thellesisht te lidhura.
Artilull i porositur nga ortaket e Pacolli.Duan tia marrin aeroportin e Vlores.
Pacolli eshte ai qe ka qene dhe me pare e nuk ka ndryshuar, amerikanet ketu ishin edhe kur ja dhane aeroportin, pse u cenoka siguria tani kur aeroporti perfundoi e do filloje te arketoje para. Ore mduket se fle tjeterkund lepuri ketu e jo tek kto muhabetet me armiq e ruse e ku di une. Po kur ja dhane a nuk ishte me ruset pacolli? Mesa duket ska respektuar ujdine ky pacolli ska dhene cka premtuar e tani po ja marrin te teren. Pacolli leket ka per ti marre ne arbitrazh, populli do haje perseri preshin se do paguaje fitimin e munguar te pacollit. Fajjtori?, ruset patjeter.
E paska dhi muhabetin pacolli i paska len duarbosh kta udheheqsit tane.
Shqipëria Nënë burgoste Adem Jasharin dhe ndonjë ushtarë tjetër të UÇK -së,u shiste armë në vend që të ua jepte falas ndërsa mban dhe favorizon dy shpiunët më të mdhenjë të gjitha kohërave të Serbisë Baton Stanishiçin Dhe Pacollin.A do thot se në Shqipëri gjërat i programon shërbimi sekret serb?si duket po.Po përgatitet një tragjedi e re për kombin shqiptar,nga vet shqiptaret .
Qe nga koha e Dushan Mugoshes e deri me sot keshtu ka qene....serbet i kemi nder vetvehti! I bejme keshilltare qeverish dhe i nderojme spiunet. Jemi popull-dele.
Nga Bankers eshte konfirmuar qe te ece biznesi ne Shqiperi duhet te filloje nga"Bankers" qe eshte fasti me i mire se si milet shteti lope.Qeverite nderrohen por Bankers eshte stoike ne vjedhje, Rekomandohen te gjithe gazetaret apo analistet apo marangozet qe ta mos harrojne kete miresi qe na e dha vete toka. Shkoni dhe rruajani Bankers-it qe ka 25 vjet qe vetem merr flori dhe jep nje M...t te madh ketyre trimave.
Gazetar shume i mire per skenar film thriller.