Ishte shpallur në kërkim nga Policia për shpërndarje të lëndëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

9 Tetor 2025, 12:18Kronika TEMA
Ishte shpallur në kërkim nga Policia për shpërndarje të

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar,  i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga ky dënimi, Romeo  Kokollarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e 4 muaj burgim.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën dhe ndaluan shtetasin R. K., 35 vjeç, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim, 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e 4 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje