Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuritë e Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, i cili akuzohet se ka porositur rrëmbimin, vrasjen dhe groposjen e 24-vjeçarit Klevis Lleshi, krimi ndodhur më 5 gusht 2020.
Bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, Aurel Kalaveri dhe K.K.
Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:
“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;
“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;
Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;
Apartamentet dhe njësitë:
Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:
32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.
52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).
Sipas hetimeve të SPAK Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli. Sabah Nuzi ka qenë ekzekutori.
Ky qe ka pas qire Oriela Nebijajn.
Edhe ky që shifin në fotografe këtu ështe një nga arsyet sepes urrehet drejtesia dhe shteti Shqiptar në tërsinë e ti përfishe policinë dhe sherbimet sekrete nga shumica dermuse e popullsië.... Ky Hoxha që shifin në fotografe dhe famila e ti janë një familje terroristash; në kuptimin e plotë të fjales. Ky terrorist bashkë me familjën ishte dashtë me u hetue që në vrasjën e parë tek familja e të aguzuari apo vrasit Klevis Leshit.... Se çlidhje ka djali i xhaxhait të Klevis Leshit, për një vrasje që ështe bër në Angile, kurë ai ishte kalama, veç një terrorist primitiv mund ti japin përgjigje apo komunistat kurë internoni dhe vrisn fëmie, gra dhe të tjer të pafashem se dikushë nga famila e ti kishtë kundershtue partinë... Veç terroristat dhe kriminelet vrasin pasë shpinë dhe me lek, se asë në kanu dhe në asnjë kod hakmarre as në filma nukë ka pasë shpinë dhe me lek dhe nukë ka gjakëmarrjë me vra 2 për 1 apo 3 për 1....
Ca stili?