"Jam i pafajshëm! Masakrën në familjen time e bënë ata që…", Ardjan Çapja kërkon lirinë

19 Prill 2023, 13:37Kronika TEMA

"Jam i pafajshëm! Masakrën në familjen time e bënë

Ardian Çapja, përveç avokatëve ka dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe një material me 30 faqe ku kërkon të shpallet i pafajshëm.

Ai ka treguar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.


“Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time e po ashtu edhe politika.

Ata që donin të mbanin pushtetin dhe ato që donin të siguronin vota. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për informacioneve që dispononte.”

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtonte të gjitha dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

2 Komente

  1. f
    ferizi

    Deri sot te gjithe kriminelet thone qe jane te pafajshem.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Keto familje jane zhytur ne kalvare krimesh, aq shume, sa qe tani nuk dihet kush eshte i demtuari, kush eshte krimineli. Keto vrasje te njepasnjeshme, jane si vrasjet e Aldo Bares ne Lushnje, fillimi ishte vrasja e vellait te Aldo Bares nga Taullau, keshtu filloi nje seri vrasjesh, tani Aldo Bare qe mori hakun e vellait, duket si kriminel.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje