Kapet skifteri i Borshit: Vodhi disa banesa e markete

6 Shtator 2025, 12:02Kronika TEMA
Kapet skifteri i Borshit: Vodhi disa banesa e markete

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, ndërsa një tjetër është në kërkim për disa vjedhje në zonën e Borshit. Sipas policisë 30-vjeçari akuzohet për vjedhjen e parave dhe sendeve personale në disa banesa si edhe për vjedhjen e produkteve nga marketet në vlera të kosniderueshme.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:

Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:

Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;

Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;

Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;

Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volksëagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”. 

2 Komente

  1. D
    Dragoi mor dragoi

    Skifteri o skifteri! Jo po dragoi! Ju jeni për tu sharë me libër shtëpie, por çfarë t'i bësh;

    Përgjigjjuni
    1. s
      skifteri i laçit

      vertet ç'fare eshte kjo fjale skifteri, doli maloku nga laçi dhe hodhi nje gur ne lume dhe te gjithe budallenjte e tjere u hodhen per ta nxjerre

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje