Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës mbrëmjen e së enjtes në Shkodër vijon të mbetet një ngjarje e rëndë pa autor dhe pa motiv. Pavarësisht se krimi ndodhi në zemër të qytetit, nën sytë e dhjetëra dëshmitarëve dhe kamerave të bizneseve private, atentatorët arritën të largohen me motor, duke zhdukur gjurmët e tyre.
Sipas të dhënave të siguruara nga gazeta TemA, 34-vjeçari ndodhej i ulur në një tavolinë jashtë lokalit, kur u qëllua me breshëri plumbash. Ai tentoi të largohej, por nuk mundi t’u shpëtojë ekzekutorëve.
Policia ka në dorë pamjet vizive të dy personave dhe mjetit me të cilin u larguan, por deri më tani nuk është ngritur asnjë pistë hetimore, siç raportojnë burime për gazetën TemA. Edhe familjarët e Kolës nuk kanë dhënë dëshmi që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Kristian Kola, i cili menaxhonte një firmë ndërtimi me të atin, nuk njihej si person me të shkuar kriminale.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamje filmike ku shfaqet motori i autorëve, që dyshohet se ka qarkulluar edhe ditë më parë në disa zona të Shkodrës. Gjithashtu, është evidentuar se i riu ishte ndjekur për disa ditë përpara atentatit.
Nga të dhënat e mbledhura, mësohet se Kola kishte udhëtuar jashtë vendit muajve të fundit, por deri tani nuk ka indicie për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme. Policia ka marrë në shqyrtim kontaktet dhe rrethin shoqëror të tij ndër vite, duke hetuar çdo lidhje me persona me precedentë penalë.
Siç raporton gazeta TemA, autoritetet shpresojnë që nga dëshmitë dhe filmimet e siguruara, të dalë një detaj i rëndësishëm që mund të çojë në identifikimin e autorëve të krimit.
hi
Tane shkodra e di se kush e ekzekutoi!
Thuaje te shkreten kush, se po.plasim.nga kurioziteti. Ne fakt, na plasi tr...
Gjys ore pasi eshte bere vrasja, ne periferi te qytetit policet ishin te "interesuar" kush udhtonte me ndonje drite te djegur te makines, apo qe kishte pire sadopak alkol . Ndjekja e vrasesit nuk sjell "dobi" per ekonomine e policise.
Po shko raporto mor malok kur e dike dhe ti