Kapi me forcë dhe tërhoqi nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis procedimi penal për 33-vjeçarin holandez

2 Gusht 2025, 10:04Kronika TEMA
Kapi me forcë dhe tërhoqi nga flokët vajzën e tij të

Policia ka proceduar penalisht një 33-vjeçar me shtetësi holandeze pasi u filmua në zonën e Pazarit të Ri në Korçë duke dhunuar vajzën e tij.

Ai shihet teksa kap të miturën dhe e tërheq për flokësh, teksa vogëlushja qante.

Vajza mbahej për dore nga nëna e saj, e cila nuk reagoi në asnjë moment të dhunës së ushtruar nga i shoqi ndaj të miturës, ndërsa vazhdojnë rrugën.

Nga deklarimet e para dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, u konstatua se burri që ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur është babai i saj biologjik. Ai është identifikuar si M. U., 33 vjeç, shtetas holandez.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Ndaj shtetasit M. U. është nisur procedim penal për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe apelon qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune apo keqtrajtimi ndaj fëmijëve.

2 Komente

  1. L
    Lexhenda

    Marokan duket

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk u bam kurr njerz

      Shifni mar Sakata pun tuja mos i shifni punt e Huja Rob kot jeni ba ju ka msu Ram Legeni me pa punt e Huja Holandezi dhunon Vajzen Ti ke me mira raste ne Shqipri te tidha shohin Hollandezin Ai asht Turkut ne rradh te par o Pis Milet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje