Kërcënuan kreun e Njësisë Administrative Buz për mospjesëmarrje në zgjedhje, vihen nën hetim 2 mbështetësit e koalicionit Berisha-Meta

10 Maj 2023, 10:54Kronika TEMA

Kërcënuan kreun e Njësisë Administrative Buz për

Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit, kanë nisur përplasjet e para.

Administratori i njësisë administrative Buz ka denoncuar në polici kërcënimin që mori nga 2 mbështetës të koalicionit Berisha-Meta për mospjesëmarrje në zgjedhje.


Ata janë identifikuar si K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç, mbështetës të koalicionit Berisha-Meta kanë kanosur me fjalë, adrministratorin e identifikuar si F.I., që të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje