Një apartament që shërbente si bazë prostitucioni në Durrës është zbuluar në lagjen Nr12, ku u arrestuan dy shtetaset e huaja; N. T. 34 vjeçe nga Venezuela dhe A. A. 24 vjeçe banuese në Kolumbi.
Ato akuzohen për prostitucion dhe përshtatje e ambienteve për prostitucion, pasi kishin marrë me qira apartamentin për ushtrim prostitucioni.
Ndërsa janë marrë nën hetim në gjendje të lirë dhe 3 klientë; M.A., A.A. dhe D.T.
Gjatë aksionit brenda apartamentit, policia sekuestroi një tufë parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”.
Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.
Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”.
Si rezultat i hetimeve:
-u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;
-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe, banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lerini ore njerzit te qijne
Kesaj I thone BE prostitutash.
Dy kurva tre kliente, i treti i binte me dore kur shikonte si qinin dy te tjeret.