Kishte humbur kontaktet me familjen prej 11 ditësh, gjendet i vdekur 40-vjeçari në Tiranë

19 Mars 2025, 14:00Kronika TEMA
Kishte humbur kontaktet me familjen prej 11 ditësh, gjendet i vdekur

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në liqen në Mushqet të Krrabës.

Viktima është 40-vjeçari Ilmi Velija.

Sipas familjarëve të viktimës, 40-vjeçari kishte 11 ditë që prej 8 Marsit që kishte humbur kontaktet me familjen.

Trupi është parë buzë liqenit nga një banorë i zonës, dhe më pas ka njoftuar policinë.

Trupi aktualisht ndodhet në morg për autopsinë. Sipas familjarëve 40-vjeçari nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk njihej as si problematikë.

1 Komente

  1. L
    Latif Dreqi.

    Mudhqete, apo Mushqeta? Gazetare me master si Sali Kerma, dr pr.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje