Kokaina në arkat me karkaleca në portin e Piresë, zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar

23 Maj 2024, 10:46Kronika TEMA
Kokaina në arkat me karkaleca në portin e Piresë, zbulohen emrat

Plot 310 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut në Greqi, të fshehura në arka me karkaleca.

Raportohet se destinacioni i drogës ishte Shqipëria, ndërkohë që në pranga janë vënë dy shqiptarë dhe dy grekë. Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Andrea Mërkuri 54 vjec, dhe Marsel Stafaj 36 vjeç.

Shqiptari Andrea Mërkuri, rezulton i shpallur nga policia greke që prej 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, te njohura ndryshe edhe si ‘tableta xhihadiste’, ku u sekuestruan 634 mije e 246 tableta.

Mërkuri përdor dhe identitetet Jasona Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Rezulton se ka përdorur më para pasaportë serbe. Mërkuri është biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi.

Shtetasi grek Ioannis Biglakis rezulton i arrestuar në vitin 2012 në Kosta Rika për transport armësh. Ai u ekstradua në SHBA kur kërkohej për bashkëpunim me organizatën kriminale FARK të Kolumbisë. Ai do të shkëmbente armët me kokainë.

1 Komente

  1. B
    Ben

    Hahaha! Nje tjeter gangster qe ne Shqioeri e e quajne "buznesmen" dhe ndihmon ne zhvillimin seprapthi( dmth te korruptuar!) re Shqiperise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje