Koncesioni i sterilizimit, GJKKO i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet edhe për ish-ministrat Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani

17 Gusht 2023, 11:03Kronika TEMA
Koncesioni i sterilizimit, GJKKO i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet

GJKKO i kërkon SPAK të nisë hetimet edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan dhe ish-ministrin e Financve, Shkëlqim Cani, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Vendimi për koncesionin e sterilizimit është dhënë që në qershor, thanë burime të gazetares Anila Hoxha, por SPAK i ka dërguar për ekzekutim një ditë më parë.

Gjykata Antikorrupsion i ka thënë SPAK që duhet të vijë edhe me 6 masa të tjera, mes tyre edhe për ish ministrin Ilir Beqja. Por SPAK, nuk ka dorëzuar ende një mase të dytë, thanë burime shumë të sigurta gazetares Anila Hoxha.

Për herë të parë gjykata urdhëron ILDKPI që të marrë masa e të shpallë të pavlefshme kontratën e sterilizimit sepse sipas gjykatës është ndërmarrë në konflikt të hapur interesi, përderisa Rrapaj ka njohje me Rrjepaj dhe Beqajn.

Kjo kërkesë e GJKKO-së ndaj Prokurorisë së Posaçme erdhi pak orë pasi vendosi masën “arrest me burg” për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Aktualisht ish-ministri Shkëlqim Cani ndodhet në SPAK këtë të enjte.

Zyrtarë të tjerë të përfshirë janë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu të cilët u lanë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre. Kurse për Arben Gjatën, Naile Abazin, Gent Burazerin dhe Pertref Mersinin  u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre.

Në lidhje me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe  ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, tashmë i arrestuar.

Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK që zgjasin prej dy vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

Një auditim i KLSh-së ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

10 Komente

  1. R
    Ram hajduti

    Ca behet kshu ne kete vend Ca dreqin po i bejne rama me te vetet ketij shteti dhe kesaj shoqerie? Keta qenkan perfundimisht te degjeneruar deri ne palce.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Po Lali Eri eshte bere gati se po e pret Gaxhai ne burg ti bej cik rreshtore hahahahaha Gjithe jeta krlyshet e Rama hajdutit bashke me Rama kelliren duhet te rrasen ne burg oer jete se do iastrohet edhe PS-ja nga keta hajdute te piste . Edhe ata kuadrot e vjeter te PS me Malaj, Dokle, Arta Dade, ne krye duhet te ngrihen dhe te marrin perseri kreun e PS dhe ti largojne keta banden e Rana hajdutit . Natyrisht jo te sjellin oerseri Nano hajdutin, por te shellin gjithe kuadrot e vjeter te PS qe kane eksperience pune dhe jete . Edhe Graniz Ruci duhet te vije perseri se esht njeri i ndershem.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kanina e Ismailit

        Rajmond,Gramoz Ruci njeri i ndershem?!Gramozi eshte i ndershem per taborrin e tij kjo qendron,POR jo per Shqiptaret.Interesohu ne bashkin e Fierit se cfare behet dhe kush qendron prapa.

        Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Shoqeria shqiptare eshte e gjitha per arrestim.Por kush ti arrestojë ?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pako

        Shkoni me mire direkt te kreu i aferes. Shkoni direkt te Rama. Te gjitha rastet e abuzimeve jane te lidhura me te. Madje te thuash te lidhura eshte pak.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhurata Uruci

          SPAK dhe Bkh te hetoje mjeken Dhurata uruci shkoder per Korrupsion shperdorim detyre mosdeklarim pasurise. Leshin rraporta fiktive kundrejt pagesave te ndryshme, modifikon diagnozat per kempe kundrejt rryshfetit. Te hetohet pasuria shtepia makina dhe para ne shtepi 900 milion lek cash.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Milo

            Le nam, perhere me kete status idiot...

            Përgjigjjuni
            1. @
              @

              Denoncimet behen tjeterkund, ketu deklarimet tuaja nuk vlejne! Denonconi ne SPAK

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kol Balla

              Po Arben Gjaten pse nuk e arrestojne ky eshte oktapodi I korrupsionit duke qene dhe Rektor I Fakultetit te Mjekesise dhe nnje palluqe qe mezi leviz vendit sa dhe te shoqen ia qijne aty per aty po ky duke bere operacione veç rroges shkon ne darke ne shtepi me nje zarf me minimumin 10 mije euro çdo dite! Rrofte Edi Rama!

              Përgjigjjuni
              1. f
                flisni aresyes!

                SPAK dhe prokuroret e tij me Dumanin ne krye, nje organizate terroriste brenda shtetit dhe drejtesise shqiptare me keqe se organizat nderkombtare qe mban te arrestuar luftetaret e lirise se Kosoves. Keto organizat kane nje dirigjent qe demokraci fshihet si drejtesi! Nuk e kam hallin per keta qe arreston se s'me pellcet fare, por si mundet kjo organizate po te ishte drejtesi te mos arrestoje kryekriminelet shqiptare qe e kane bere Shqiperine çarçaf me krime dhe vjedhje qe nga 1992 e deri me sot. Si mundet? Vetem nje nderyhyrje brutale per vetegjyqesi shqiptare e zgjidhe kete probleme.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje