Shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë, SPAK kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 punonjësit e Bashkisë

17 Gusht 2023, 10:38Kronika TEMA

Shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh

SPAK ka dërguar për gjykim 3 punonjës të bashkisë Shkodër dhe drejtorin e ujësjellësit të këtij qyteti të akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Tre punonjësit e bashkisë u kapën duke transportuar 50 pako ushqime me furgon për familjet shkodrane më qëllim që të jepnin votën Bardh Spahisë.

Në pranga ra Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore.

Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.

Pas hetimeve të zhvilluara nga uniformat blu është arritur të mësohet edhe porositësi i pakove ushqimore, që ishte Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Shkodrës. Arvit Bushati, 33 vjeç, u shpall në kërkim.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 125 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve: Ergys Ivziku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal Arvit Bushati, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal, Petrit Dyli, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal, Mhill Volaj, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se të pandehurit Ergys Ivziku, Arvit Bushati, Petrit Dyli dhe Mhill Volaj, banorë të qytetit të Shkodrës, në kuadër të formës së thjeshtë të bashkëpunimit, kanë kryer veprime konkrete të cilat kanë mbetur në fazën e tentativës (për shkaqe të pavarura nga autorët), me qëllim dhurimin e të mirave materiale në këmbim të votës për një kandidat të caktuar politik, pjesëmarrës ne zgjedhjet lokale të muajit Maj 2023.

Lini një Përgjigje