Kamber Sulçe, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi ka deklaruar para hetuesve se ka qenë i vetëm duke lëvizur me automjet dhe shkak i konfliktit janë bërë dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat e tjerë që ishin me të.
48-vjeçari pretendon se e kanë dhunuar dhe se e kanë qëlluar ata të parët dhe më pas është larguar me makinë ku ka marrë armën dhe ka nisur t’i qëllojë.
Gjithashtu autori i dyshuar i kësaj ngjarje ka deklaruar se ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja.
Për këtë pretendim të tij, më herët policia ka marrë në pyetje edhe një person i cili ka konsumuar alkool atë natë bashkë me Sulçen.
Dëshmia e tij është marrë me rezerva nga hetuesit pasi nuk ka prova që është dhunuar nga personat që ka qëlluar në drejtim të tyre.
Gjatë kohës që ka qenë në arrati është fshehur në stane në mal.
Nqa ka qene i dehur duhet te denohet edhe per dhenien e makines ne gjendje te dehur
Psedo Gazetaret, psedo annalist dhe kriminelet e veshur me petkun e politikanit, vrasjën e gjytarit e qujtën akt terrorist, kurse vrasjën e biznesmeni një akt banal. Kjo vrasja e biznesmeni ishte një akt më terrorist dhe barbar sepse ështe vrarë veç se i kanë thën ul dritat e gjata. Levize i armatosur dhe i dehur në makinë? bravo këta barbarit dhe shteti që kemi.