KPA lë në fuqi largimin nga detyra të gjyqtares Izabela Radovani

1 Tetor 2025, 17:30Kronika TEMA
KPA lë në fuqi largimin nga detyra të gjyqtares Izabela Radovani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 30 shtator lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyratë gjyqtares së Shkodrës, Izabela Radovani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues iu Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Radovanit.

Gjyqtarja e Shkodrës, Izabela Radovani u shkarkua nga detyra më 14 prill 2023 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se në vlerësimin tërësor të rrethanave të çështjes, nuk arriti nivelin kualifikues në kriterin e pasurisë. Gjetjet në aspektin profesional nuk u vlerësuan shkarkuese, por u konsideruan në vlerësimin tërësor. Për pastërtinë e figurës, Radovani mori vlerësim pozitiv.

Izabela Radovani e nisi karrierën në sistemin gjyqësor si ndihmësgjyqtare në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua gjyqtare në Shkodër, ku dhe punoi për më shumë se dy dekada.

Lini një Përgjigje