KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Fida Osmani

27 Prill 2022, 10:42Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani.

Gjatë seancës dëgjimore më 21 prill, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflik interesi në gjykimin e disa çështjeve.

Osmani pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkoi çelje të hetimit edhe për dy kriteret e tjera. Kryesuesja Valbona Sanxhaktari sqaroi në fillim të seancës se kërkesa e subjektit për çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin nuk ishte pranuar.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Olsi Komicin.

Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

2 Komente

  1. S
    Shefi 55

    Mire qe po shkarkohen ,por cdo behet me pronat e tyre???? Do kete nje ligj per konfiskimin e ketyre pronave?!

    Përgjigjjuni
    1. n
      na mbyten babalesalinjte

      O u ftofshi ne bythe.fida osmani me ka mbajtur mua ne kembe ne vitin 1991 pse mbaja floke te gjata, ju thoni ka filluar pune ne vitin 2000. me mire mos shkruani fare se sa te shkruani gjera te paverteta, se pastaj sju merren per baze as te vertetat. fida nje komuniste-fashiste. mire ti behet te korruptuares se dibres, qe i ka zhvatur sikur i ka desh bytha se kujtoi se deti do jete kos perhere

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje