Një 43-vjeçar egjiptian ka rënë në prangat e policisë së Krujës për vjedhje.
Egjiptiani rezulton se më 20 shtator ka vjedhur një shumë parash në një lokal në Nikël. Një vjedhje e kapur edhe nga kamerat e sigurisë, kur ai del nga një prej dritareve të lokalit.
Ndërkohë vjedhjen tjetër e ka kryer në fshatin Qerekë, më 3 tetor ku ka vjedhur vegla pune në një magazinë.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në Krujë.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve.
Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.
Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
• më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
• më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Egjyptian banues ne Nikel? Ca spo na digjojn veshet.
Edhe ikyt mangut....deportim direkt ne egjypt
edhe keta rraca e grekeve qenkan me keq se skiftarat alvanose