Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, arrestohet 51-vjeçari

5 Tetor 2025, 11:30Kronika TEMA
Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, arrestohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi kishte kultivuar një parcelë me kanabis.

Parcela u zbulua gjatë një kontrolli të kryer nga policia në fshatin Bisakë. 22 rrënjët e kanabisit u sekuestruan si provë materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. L
    Ligje dhe Zoti i denon mekatet !

    He pike ezeze...ne vend te mbledhin frutadhe perime ! mbjedhin droge dhe perfundojne ne Burg ! Edhe Zoti i denon me menyrat e veta keta njerez qe mundohen te vdesin te tjeret qe vete te pasurohen..Mekatet dhe mekati kundra njerezimit denohet edhe em Ligjet edhe nga Zoti..

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje