Kush është 30-vjeçarja me 3 fëmijë që u vra sot nga vjehrri në Fier

12 Prill 2022, 15:47Kronika TEMA

Kush është 30-vjeçarja me 3 fëmijë që u vra sot

Kemi siguruar foton e viktimës, Merushe Hazizi, 30-vjeçarja që u vra këtë të martë nga babai i bashkëjetuesit të saj në Roskovevc.

Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushe Hazizi e më pas u vetëvar.

Mësohet se Xhevahir Hoxha jetonte me bashkëshorten e tij në fshat, deri një javë më parë, kur në banesë ishte kthyer edhe djali i tij me bashkëjetuesen, Merushe Hazizin.

Media ka mundur të konfirmojë nga burimet se djali i autorit, ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij tre vite më parë, me të cilën kishte edhe një fëmijë, pikërisht për shkak të Merushes.

Lidhja intime e tyre çoi në prishjen e një familje por bëri edhe që Xhevahir Hoxha, t’i betohej djalit të tij që nëse merrte për nuse Merushen, ai do i vriste.

Ky konflikt bëri që tre vite më parë çifti i ri të largohej nga fshati dhe të jetonin në një shtëpi me qira në Fier.

2 Komente

  1. i
    i revoltuar nga kto krime te shemtuara

    C'pun ka prindi nqs Fenilja i tij e do dhe eshte i lumtur me ate femer ! Dhe pastaj nqs prindit s'i pelqen per x artsye e mentaliteti , s'ka te drejt fare te vere dore mbi femren e botes e akoma me keq ti marri jeten .Kafshe qe po i shkaterroni jeten njeriut ne ate shtet kermash e kriminelesh qe shkaterruan gjithcka ne ate vend .

    Përgjigjjuni
    1. N
      No name MIRAT selimi

      Ndoshta ajo ka qen ish e dashura e vjerit dmth babait te burit prandaj ai eka vra

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema