Kush është autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq? I mituri shoqërohet nga spitali në komisariat

14 Gusht 2025, 21:38Kronika TEMA
Kush është autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq?

Ky është momenti kur Enedio Guri, autori i vrasjes se 14-vjeçarit, Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit ka dalë nga spitali i shoqëruar nga policia.

Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet.

Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.

Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

1 Komente

  1. .
    .

    Ja pra krisma nuk kishte......... u sqaruan.......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje