Në Shkodër mbi 240 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica nga pakujdesia njerëzore

14 Gusht 2025, 13:08Kronika TEMA
Në Shkodër mbi 240 raste zjarresh, kreu i zjarrfikësve: Shumica

Gjatë kësaj vere, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar mbi 240 raste zjarresh.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur neutralizimin e tyre në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.

“Nga qershori deri tani, kemi diku tek 242 raste zjarri. Për gushtin kemi 45 raste zjarri. Kemi pasur 2-3 raste të vështira. Një në Mali Hebe, që tentoi të kalonte në anën e Berdicës, por u ndërhy me 8 mjete.

Kemi pasur edhe në Velipojë, ku era ishte shumë e fuqishme“, shpjegon Agim Ponari, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër për TCH.

Sipas Ponarit, zjarret nuk kanë qenë të qëllimshme, por janë shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e qytetarëve, pasi shumica kanë rënë në zona të banuara.

“Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, pasi nga përvoja e kuptojmë se zjarre të qëllimshme quajmë ato ku nuk ka banesa, nuk ka lëvizje të njerëzve dhe aktivitet; dikush shkon aty për atë qëllim.

Ndërsa tek ne, shumica e zjarreve janë në zona të banuara, anës rrugës, në ngastra tokash, ku dikush hedh një cigare, pastron mbetjet dhe zjarri kalon përmasat dhe nuk arrin të shuhet pa ndërhyrjen tonë“, thotë Ponari.

Aktualisht, sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave të Qarkut, e vetmja vatër aktive ndodhet në Fushë-Arrëz. Për shuarjen e saj po ndërhyhet edhe me helikopter.

2 Komente

  1. a
    agroni

    Nuk kane qene te qellimshme thote bajga. Se plehrat pa dashje nxjerrin shkrepsen nga xhepi dhe ndezin zjarrin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Zjarret ndizen nga plehrat qe e kane mbuluar Shqiperine nga Muriqani deri ne Kakavije. Jo te rralla jane rastet ku debilet shqiptare. te cilet jane mbi 85% e popullsie hedhin cigaret nga makinat.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje