Ditën e sotme janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në Malin e Golikut, ndërsa flakët janë në drejtim të parkut natyror Peshtan-Zhej.
Një ditë më parë, dy helikopterë zjarrfikës dhe forcat komando bënë të mundur shuarjen e zjarrit që kërcënonte seriozisht parkun natyror Peshtan-Zhej, që është edhe parku më i madh natyror në jug të vendit.
Por, vatrat e zjarrit në Malin e Golikut janë aktivizuar sërish, duke rikthyer rrezikun në zonë.
Lini një Përgjigje