Zjarret, Rama: Situata e përmirësuar falë sakrificave e mundimeve, neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

14 Gusht 2025, 08:19Kronika TEMA
Zjarret, Rama: Situata e përmirësuar falë sakrificave e

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për zjarret që kanë prekur vendin, me situatën më të rënduar në Delvinë e Gramsh. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se sot është një tjetër ditë gatishmërie e lartë dhe përpjekjesh të përbashkëta në një situatë që është më e përmirësuar.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, ka shkruar kryeministri.

1 Komente

  1. S
    Sefer Daja

    Nuk ke faj jooo! Ne vetëm lehim si qent! Po ka ardhur dita që të kafshojmë, jo vetëm të lehim! E i pari që duhet kafshuar je ti o kryeministër i pa aftë , e i korruptuar që kërkesën e llogarisë popullore e quan leheqenie!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje