Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit dhe banorët izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë

13 Gusht 2025, 21:12Kronika TEMA
Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit dhe banorët izoluan

Zjarri që po vinte nga Delvina në drejtim të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat u shua plotësisht falë ndërhyrjes së Shërbimit të MZSH Gjirokastër dhe ndihmës së banorëve vendas.Më herët, banorët kishin zbritur në lugina kopetë e bagëtive dhe kafshët e tjera, por vetë dolën në terren për të pritur zjarrin në majë të malit, duke e ndalur përpara se të hynte në zonat e banuara. Pa ndihmë nga mjetet ajrore, të angazhuara në operacione të tjera, ata u organizuan vetë, duke u bërë linjë mbrojtëse krah për krah me zjarrfikësit.

Edhe pse e gjithë Lugina e Drinos mbetet e mbuluar nga tymi, situata aktuale premton një natë të qetë për Gjirokastrën, ndërsa forcat e MZSH Gjirokastër do të qëndrojnë në terren për të monitoruar çdo rrezik riaktivizimi.

1 Komente

  1. E
    Esati

    Po u dogj bar në Lazarat, ka frikë piloti të fluturojë aty sipër se bëhet tape

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje