Beteja kundër flakëve, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

13 Gusht 2025, 17:22Kronika TEMA
Beteja kundër flakëve, dy “Black Hawk” nga Emiratet

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.

Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikës, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit, ku theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret, shkruan A2 CNN.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën konkrete, që po jep rezultat në terren.

3 Komente

  1. S
    Shqiperia tjeter pa Sali qenin .

    Fitore te njepasnjeshme ka arriur keto dite krimineli me damke Nongrada armiku i popullit Sali Karaxhic Berisha . Askush te mos aludoje se tere keto zjarre jane nga temperaturat e larta , jo , jo , jo kurren e kurres kane nje dhe vetem nje autor Sali mut Berisha , pa u shtypur koka atij krimineli kurre nuk ka per tu qetesuar vendi . I pari duhet te ndalohet Dumani qe ka tre vite , po shtate vite te Spakut dhe akoma ky kriminel vazhon te djege e shkaterroje vendin .

    Përgjigjjuni
    1. F
      FLM

      Nje flm per ndihmen por shteti duhet te krijoje bazen e vehte .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Preshi

        Shiko si rrine me duar ne mes te gjithe. Te gjithe japin urdhera. Jane bere si derra se vetem per te ngrene e kane mendjen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje