Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka identifikuar dhe arrestuar 14 persona për zjarrvënie të qëllimshme, duke e trajtuar me urgjencë situatën e shpërthyer nga flakët në disa zona të vendit. Shumica e zjarreve, që kanë përfshirë pyje, kullota dhe pasuri natyrore, dyshohet të jenë ndezur nga autorë të qëllimshëm.
Në rajone të ndryshme të vendit, si në fshatrat e Beratit, Dimalit dhe në parkun kombëtar të Vjosës, janë regjistruar zjarrvënie që kanë shkaktuar dëme të mëdha në pasuri të patundshme, si dhe kanë rrezikuar jetën e banorëve. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se një 62-vjeçar është identifikuar si autor i zjarrvënies në fshatin Iliras, ku u dogjën tre banesa dhe një sipërfaqe e konsiderueshme toke.
Po ashtu, në qytetin e Beratit janë arrestuar katër persona të tjerë për zjarrvënie në lagjen “Uznovë” dhe fshatrat Osmëzezë e Drenovicë. Zjarret në këto zona kanë rrezikuar banesa dhe sera, dhe kanë shkatërruar pemë frutore në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Në Dimal, janë arrestuar dy persona të dyshuar për ndezjen e zjarrit në fshatin Samatic, ku janë djegur pemë ulliri dhe ka pasur rrezik për djegien e serave. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu parkun kombëtar të Vjosës, ku është shkaktuar dëm i konsiderueshëm në florën dhe faunën e zonës.
Një tjetër rast është i 58-vjeçarit nga fshati Dushk, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe ka penguar zjarrfikësit në përpjekjet e tyre për të shuar flakët.
Për të përballuar këtë situatë emergjente, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat dhe patrullat e përgjithshme janë angazhuar në terren për të ndihmuar në evakuimin e banorëve të rrezikuar dhe për të mbështetur shuarjen e flakëve. Po ashtu, Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit janë në vazhdimësi të angazhuar për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.
SHQIPERINE LO E DJEGIN KOSOVARET ME SHPELLARET..... TE DHENA TE SIGURTA..!!!!!
vritini dhe sekuestrojani gjithe pasurite.
Jane bandat e Sali kermes. Shko shikojani faqen tek ben raporterin se Shqiperia po digjet dhe se fajin e ka qeveria. Kjo nuk do shume te kuptohet cfare po ndodh ne te gjithe vendin.
Qe te dy keta kriminela sejmene te Sali kriminelit te pushkatohen ose te marrin varur per kembe me koke posht me nje nga ata avionat qe shuaje zjarret e ku eshte zjarri me i madh ti hedhin atje , te behen shembull per te gjithe qelbesirat e tjere qe zbatojne urdherat e Sali qenit .