Zjarr në afërsi të Gjirokastrës, kërcënim serioz për disa fshatra

13 Gusht 2025, 16:57Kronika TEMA
Zjarr në afërsi të Gjirokastrës, kërcënim serioz

Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Zjarri, i fuqizuar nga era dhe thatësira, paraqet një kërcënim serioz për qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po luftojnë për ta ndalur përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga disa banorë të Lazaratit, të cilët po përballen me zjarrin në majën e Sopotit.

Çdo minutë konsiderohet kritike, ndërsa flakët vazhdojnë të mbulojnë zonën, duke rritur rrezikun e përhapjes.

Sakaq, autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve për evakuim nga banorët e zonës.

 

2 Komente

  1. A
    Anan se mos na digjni malin e Tomorit ku....

    ...do mblidhen injorantet tek evgjiti nga iraku qe dhjeu malin. pellagjik te tomorit se atje do shkoje lartemadhenia Edmond Brahimi presidenti i shtetit te qylaxhinjeve dervishbektaxhi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Si mund te djegesh vendin tend

      Vdekshin ne vënd duke u djegur per se gjalli ato mostra qe urdherojn e bejne kete gje kaq të dëmshme

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje