Zjarri në Malin e Sopotit kërcënon Gjirokastrën dhe Lazaratin, zjarrfikësit dhe banorët në betejë me flakët

13 Gusht 2025, 17:27Kronika TEMA
Zjarri në Malin e Sopotit kërcënon Gjirokastrën dhe

Një zjarr masiv që nisi nga territori i Bashkisë Delvinë ka përfshirë tashmë Malin e Sopotit dhe është përhapur me shpejtësi drejt territorit të Bashkisë Gjirokastër. Flakët e fuqizuara nga era dhe temperaturat e larta kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe tashmë po i afrohen zonave të banuara, duke përbërë një rrezik serioz për qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës janë angazhuar maksimalisht në terren, ndërsa në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe banorë të fshatit Lazarat. Të rinjtë e zonës po përballen me guxim krah për krah me zjarrfikësit, duke kontribuar në përpjekjet për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Siç mëson A2 CNN, flakët janë të fuqishme dhe rreziku për avancim drejt zonave të banuara është shumë i madh. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, por dëmet në sipërfaqet pyjore dhe mjedis janë të konsiderueshme.

Operacioni i shuarjes vijon pa ndërprerje, por autoritetet lokale pranojnë se situata mbetet kritike dhe pa garanci për ndalimin e shpejtë të flakëve. 

3 Komente

  1. T
    Tv nuk ka pse i fsheh fytyren kriminelit zjarrvene

    Keto jane zjarre venje te qellimeshme ky eshte akte i paster terrorist , shteti duhet te tregoje dhembet. Te kerrcenosh me djegje shtepine e tjetrit , pronen e tjetrit , bageti , ullinje te krijoshe terrore ne popullsi eshte terrorisme.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      Shteti, qe duhet te tregoje dhembet, po ben sfilate per te "promovuar" syze "kuq e zi"!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alfred

        Ky eshte shteti, qe i nis punet nga catia, jo nga themeli!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje