Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e zjarreve në vend, teksa shprehet se të gjitha strukturat shtetërore janë në gatishmëri për të shuar flakët dhe parandaluar sa më shumë dëmet.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin
Në operacione janë angazhuar:
Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura
Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare
5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë
Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve
Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë.
Top Channel
hahahaha tani bej gati ashuret dhe iftarin per te sakrifikuaret dhe vet udheto boten me aeroplan private pa ci *i temen vendit se gigjet. mbrojte 0
Na bere te gjithe krenar
Ik ore birbo. Maskara i korruptuar. Po tani, nuk funksionuan zjarrfikeset, njelloj si IMT-ja, apo jo? Po ca ke bere 12 vjet, mor bastard? A ke qeverisur apo cfare?!
Nuk shuhet zjarri me fshesa e lopata o z Rama jo urgjent po ti kishe marre avionat me kohe per te shuar zjarret , aq me teper qe e ke neper kembe armikun e shqiptarve Sali karaxhic Berishen . O kam shkruar une ne mbeshtetje tende o askush ne vend . Jam share e ofenduar nga banda e Sali kriminelit sa nuk behet hesap . Po neglizhenca tende per aviona zjarfikes eshte shume e denushme , i ke hapur rrugen kriminelit Sali per ta djegur vendin . Sa mund te shkoje demi a e llogarit sa aviona mund te kushe blere . Je teper vone boll na dole me ato syza kalamnjsh se po i shkon shume ai llafi fshati digjet e kurva krihet .
PPSL
..."dite krenarie" u thot psikopati i Surrelit, u hedh hi syve deleve nen zjarr.