Kush është Erind Mrruku, vrau këngëtarin e njohur në Lezhë pas sherrit për një vajzë!

12 Shtator 2023, 10:58Kronika TEMA
Kush është Erind Mrruku, vrau këngëtarin e njohur në

Erind Mrruku i arrestuar sot nga policia e Tiranës në Kamëz me pistoletë me fishek gati për qitje, ka qenë i dënuar 13 vite më parë për vrasje me dashje. 

Erind Mrruku ka vrarë në 2010 Fabian Nikajn, këngëtar.

Nikaj u ekzekutua  në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë.

Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë.

Më pas Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka ndjekur Nikajn me makinë deri në qytetin e Lezhës ku dhe e ka qëlluar me armë zjarri. 

Kush ishte këngëtari, Fabian Nikaj:

Reperi i lindur dhe rritur në Milot të Shqipërisë, Fabian Nikaj, u bë i njohur për publikun në vitin 2007.

Ishte pikërisht festivali “Top Fest” edicioni i katërt, kur ai u prezantua me këngën “Të dua” në bashkëpunim me Samanta Karavellën.

Në atë kohë, kjo këngë ishte nga më të dëgjuarat për shkak të muzikës dhe ritmeve që për atë kohë ishte diçka e re.

Edhe pse nuk arritën të futeshin në finale, Fabiani dhe Samanta fituan zemrat e publikut.

10 Komente

  1. A
    ABC

    Sa keq qe u hoq denimi me vdekje , kur vertetohet krimi i kryer , se keshtu do hiqeshin nga faqja e dheut keta pisa , qe dhe ne burg ushqehen me leket e taksapaguesve shqiptar .

    1. A
      Abazi

      Une kuptoj dicka,vret nje person dhe denohesh 10 vjet.

      1. p
        preshevali

        Po e ka bërë ne vetembrojtje sepse e ka ndjekur me vetur vetëm 7-8 kilometra e per të qenë krim ashtë dashte te pakten 3 fishi.

      2. H
        Hordhia rrumpallë e Sali Katunarit

        Kush është Erind Mrruku? Apo çfare ka bërë? Sepse artikulli shtron nje pyetje, por i pergjigjet nje pyetjeje tjetër. Se kush është Erind Mrruku është shumë e thjeshte- katunar, pa shkolle, me prindër qe kane deshtuar si prindër per të rritur nje njeri, injorant klasik me një kulture rruge endacake, të mbledhur aty ketu, qe nuk ka lexuar nje liber me jetën e tij mbas abetares. Me të meta mendore, qe çdo gje kerkon ta zgjidhje me pistoletë, sepse truri nuk i punon. I punon vetem pjesa qe duhet per të ecur, per të ngrene, dhe per te shkuar ne WC. Ja, ky është Erind Mrruku. Pastaj se çfare ka bere dhe çfare mund të bëjë është tjeter gjë. E para dihet. Të dytën vetem nje zot e di.

        1. P
          Pilo Lala

          Ketu ceshtja shtrohet, kush polic, gjyqtar, prokuror e ka mbrojtur kete kafshe ? Sepse ky duket ne cdo dy veprime qe bene gjate dites, ben 3 gabime. Si abuzojne keta kafshe duke prishur jeten e njerezve qe punojne, ushqejne familjet?

          1. T
            TURI EMIGR

            ABC, PERSHENDETJE, PROBLEMI NUK ESHTE LIGJI POR MALIQI , KETU CALOJME. KEMI TE PERJETCEM , POR ME THUAJ KUSH ESHTE DENUAR ME KETE ? CTI BEJME MALIGJEVE ?

            1. T
              TURI EMIGR

              ABC, PERSHENDETJE, PROBLEMI NUK ESHTE LIGJI POR MALIQI , KETU CALOJME. KEMI TE PERJETCEM , POR ME THUAJ KUSH ESHTE DENUAR ME KETE ? CTI BEJME MALIGJEVE ?

              1. G
                Gjaku lahet me gjake !

                Gamim fatal ne moshen adolishente ! por kjo nuk e shpeton nga Hakmarja ! Asnjehere nuk ka patur dhe nuk do te kete raste qe te ta fali dikush " Gjakun " Raste te rradha..dhe ky me mire mund te jetoje ne Burg i sigurte ! se kure te dali nga Burgu normal ditet javet muajt i ka te numeruara .

                1. M
                  Moisi Golemi

                  Shihni mbiemrin dhe e kuptoni çfarë është.

                  1. A
                    Arbërori

                    Malokëria shpellare e Saleh rrumpallës..

                    Lini një Përgjigje