Kush është "Leksi i Druve" që i shpëtoi 3 atentateve, përplasjet me ish-deputetin!

9 Prill 2026, 13:35Kronika TEMA
Kush është "Leksi i Druve" që i shpëtoi 3

Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndërsa Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.

Ndreka akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, duke koordinuar bashkëpunëtorët e tij për të vrarë tre shtetas shqiptarë në vitin 2017.

Policia e Shtetit bëri me dije se ekstradimi u realizua përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, me ndihmën e specialistëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

49-vjeçari është një nga figurat kryesore të krimit në zonat e Lezhës dhe Shkodrës dhe dyshohet për përfshirje në aktivitete të shumta kriminale dhe planifikimin e vrasjeve të organizuara.

Ndreka ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, për të cilin dyshohet se kishte planifikuar një atentat me dron ndaj tij, lidhur me vrasjen e të vëllait.

Në këtë episod janë përfshirë edhe disa familjarë dhe bashkëpunëtorë të ish-deputetit, duke theksuar lidhjet komplekse dhe të dhunshme të konfliktit në botën kriminale shqiptare.

6 Komente

  1. M
    M16

    Leksi i like metes. Likja luante me vis martinin dhe zenin dhe me durim bamin e lexin

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuksjani TIrane

      Pasojat te ndjekin ku do qe te shkosh

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Po i vine deshmitaret like pisit per nje shpull qe i dhane monikes Leksi vrau Sander Ndoken

        Përgjigjjuni
        1. K
          Krejt e thjesht

          Vetem Likja e din per ket vrasje se ky Druve i ka dhan informacion Durimit

          Përgjigjjuni
          1. c
            ceni

            kokën hëngshin dhe zoti ruajt të pa fajshmit

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xiniu

              O Leksiii,e shikon se si te pleksiii??

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje