
Operacioni i Policisë së Shkodrës për çmontimin e 21 kamerave të vendosura në shtylla elektrike në ato që konsiderohen si bazat e fiseve që janë në konflikt me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, ka çuar në shoqërimin e disa personave.
Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë me dije se shoqërime ka pasur si nga ana e fisit Lici ashtu edhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, teksa po punohet për gjurmimin e serverit që ruan materialet filmike të këtyre kamerave të sigurisë.
Gjurmimi i tyre pritet të jetë i vështirë për shkak të cilësisë së avancuar. Përmes internetit, ato mund të komandohen edhe jashtë shtetit dhe për këtë arsye hetuesit po punojnë për të pasur rezultate. Rëndësia e gjetjes së këtyre serverëve është e madhe, për shkak edhe të mundësisë së sigurimit të provave për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këto zona në vitet e fundit, të mbetura të pazbardhura.
21 kamerat e sigurisë që përdoreshin nga kontingjentet kriminalë për të vëzhguar lëvizjet e policisë, teksa në vijim pritet të ketë edhe operacione të tjera rreth zonës së rreth rrotullimit të Dobraçit, atij të “5 Heronjve” dhe By Pass-it të Shkodrës. Lagjet Dobraç dhe Kiras konsiderohen zona të nxehta në Shkodër, që kontrollohen nga dy fiset Lici e Bajri dhe ndërhyrja e policisë për pastrimin e kamerave të paligjshme të instaluara nga ana e tyre është fillimi i vënies në kontroll të bluve të këtyre zonave.
Përveç Shkodrës, janë edhe disa zona të tjera me të njëjtën problematikë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ka një plan masash për ndërhyrje për çmontimin e kamerave edhe në qarqe të tjera problematika, ku bandat kriminale kanë ndikimin më të madh, ndër to Durrësi dhe Elbasani. Kamera sigurie për survejimin e lëvizjeve të policisë, të cilat mendohet se janë në përdorim të kontingjenteve të krimit, dyshohet të ketë edhe në zonën e Niklës dhe Fushë Krujës.
Nuk është punë fisesh, janë shërbimet sekrete armiqësore! Turp për shtetin!
Policia e ndrshme, trime, intiligjente dhe e pa-korruptuar e Shkodres, e ka të veshtirë sot të zbulojë se kush dhe për interes të kujt u vendosen keto kamera ilegale. Në keto shtyllat e shtetit, kalon elektriku, telefoni dhe kabullat optike per internet dhe televizion, dhe keto shtylla janë minimumi 5 - 6 metra të larta. Për të instaluar keto kamera, sot nuk duhen as shkallë teleskopike, as kamioneta, as këmbësore gjysmë hënë për tu ngjitur, as trapona dhe as lidhëse dhe vida metali. Unë Dumbaba juaj, e di dhe e njof proçeduren e instalimit të ketyre kamerave. Këtë proçedurë që po jua tregoj, ma ka treguar një mik imi që është militant i PD-së, por që unë nuk e njof, dhe quhet Agron shkerdhatë Kuliçi. Keto kamera, janë kamera moderne me bazë vakumi, të cilat janë të vendosura në menyrë të shpejtë dhe shumë diskrete, vetëm nga një basketbollist i talentuar, që bandat kriminele e kanë rekrutuar. Ky basketbollist, me çantën në shpindë, ka kaluar trotuarit apo rrugës, dhe kur ju është afruar shtyllave, ka gjuajtur kamëren si top në maje të shtyllës, dhe ajo është ngjitur aty ku duhet, dhe në drejtimin që duhet. Pra, mos e nënvlftsoni eksperiencen e dumbabës si agjent i xhaxhit Kadri. Pa qi nanen, kjo është e verteta, prandaj policia e ka të veshtirë të gjejë instaluesit apo instaluesin.
Si gjithmone ,kriminelet jane nje hap para policise.