Kush po e fsheh vrasjen e Eglantin Progës

14 Gusht 2024, 08:23Kronika TEMA
Kush po e fsheh vrasjen e Eglantin Progës

Nga Anila Hoxha

Kodi i heshtjes dhe si fshihet një krim…

Që në fillim e rëndësishme është të mos ketë parë askush dhe që kush ishte okular të ketë frikë e mos te flasë

Që motivi të jetë i dobët duhet shpikur një femër si “mollë sherri”, ose autori dhe viktima duhet të jenë të dehur, ose vrasësi dhe viktima gërvishin makinat.

Në Pogradec , me autor vrasjeje Denis Mecen dhe të vrarë Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një “shpullë”. Por përpara kësaj duhej – edhe njëherë në një skenë krimi, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale. Madje aq jo funksionale sa “dvr në momentin e kqyrjes vizuale nuk bën kthimin e pamjeve filmike dhe është i qëndruar në vitin 1972”.

Edhe njëherë , dëshmitarët nuk panë gjë. Edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Policia u njoftua në orën 19:00.Dëshmitari e pa të ndjerin përtokë në orën 18.45.

Duhet edhe njëherë , si në dhjetëra krime të tjera ku pamjet fshihen, dëshmitarët kanë frikë e vendngjarja prishet, të përsëritet një copy paste lokale edhe për vrasjen e Eglantin Progës,42 vjec.

Një deja vu krimi.

Ndërkohë,në Pogradec një klient që po pinte birra vuri re konfliktin, por kur kushëriri i viktimës iu lut për ndihmë, ai nuk lëvizi vendit.

Shprehimisht në dosje thuhet “nuk pranoi ta ndihmojë”.

Mbase po i shijonte më shumë birra, nga kush duhet të kishte frikë ndryshe ?

Apo zgjodhi të shohë punët e tij që mos të trazohet? Apo kodi i heshtjes na ka depërtuar gjithandej dhe masivisht si shoqëri kemi kopjuar thelbin e saj “Nuk dëgjova gjë. Nuk pashë gjë. Nuk isha aty. Por dhe nëse isha , kam qenë në gjumë”. ?

Pra, në Pogradecin e vogël, ku qytetarët e njohin njëri – tjetrin, befasisht klientë e shokë e të njohur që frekuentohen në të njëjtën lagje , nuk e njohin dhe nuk e dinë se kush ishte ai që sulmoi viktimën. Sepse e njihnin si fytyrë dhe jo si emër. Një oficer shkruan përgjigjjet e tyre në formën më naive të mundshme.

Ska asnjë dyshim. Kryqëzimi i të dhënave dhe dëshmive nuk është askund.

Por teksa në fashikull shtjellohet se sa birra u pinë e sa shaka u bënë, askush nuk e pa se si , pse , u godit 42 vjecari .

Përfshi edhe kushëriri i të ndjerit që ishte vetëm 30 metra larg.

Nga ana tjetër policia tregon se si e kërkoi autorin, pastaj e telefonoi , por abonenenti dilte i padisponueshëm. Mendoni një qytet të vogël si Pogradeci, apo kudo tjetër ku pretendohet se një kriminel gjendet jo duke e telefonuar, por me informacione të bazuara në burime të mbyllura e hapura, teknika e bashkëpunëtorë apo kërkim zbulim me agjentë civilë e krimesh.

Telefoni i autorit ishte i fikur dhe sakaq gjatë orëve të mëpasshme teksa jepet version i parë , ai i një vdekjeje aksidentale, autori shfaqet në dyert e komisariatit.

Në një skenë të mëparshme krimi, të zbuluar në “SKY Ecc”, një shef policie mëson lidhjet e vrasësit se si ai duhet të dëshmonte në gjykatë se “ kishte qëlluar mbas një sherri banal”. Aq më tepër që edhe djali i të vrarit nuk do fliste – shkruan më tej eksperti për kriminelët.

Dhe kështu disa orë më vonë, Denis Mece shfaqet në polici. Ai flet, një polic, kokëulur shkruan. Ai ia vë fajin alkoolit , tregon se ai kishte fjetur mbas ngjarjes dhe ndaj nuk e kishin gjetur dot.

Por le të jemi naivë edhe ne dhe të mos mendojmë se njëri prej dy palëve nuk thotë të vërtetën.

Normalisht mbas leximit të dosjes, dyshimi i parë që vjen është ky; ose policia lokale ka nxjerrë shëtitje dy copë postblloqe dhe ka pritur derisa autori të dorëzohet dhe alibitë të jenë gjetur, dëshmitarët të kenë ngritur supet, pulsi të jetë matur,që motivi të quhet “i dobët”. Ose Denis Mece gënjen. Por në letra është fiksuar dëshmia e tij , që na i shfaq të alkoolizuar , që u trondit, që iku nga vendngjarja, fiku telefonin dhe fjeti në makinë. “Unë kam dashur ti fus një shpullë – thotë ai. Por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hic. Rrugës për në fshatin Bucimas, kam ndaluar makinën dhe kam fjetur pasi isha i dehur“.

Duke ndjekur këtë rrëfin , kur autori u zgjua kujton mirë se telefonoi avokatin “pasi kisha merak” thekson. Avokati i tregoi se i riu kishte ndërruar jetë. Dhe ai i lutet mbrojtësit ta marrë e ta cojë në komisariat.

Fakt

Ora 19. 00 policia njoftohet se përballë barit “ Stropcka” është një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Viktima raportohet me identitetin Eglantin Proga.

Policia nuk gjen asgjë të dyshimtë. Pak më tej në një lokal të kontrolluar përshkruhet si provë gjetja e duhanit të dredhur.

Përse? Sepse më vonë një dëshmitar do thotë se si vrasësi i kërkoi viktimës ti dredhë një duhan.

Policia referon dëshmitarin numër 1 që deklaron se “viktima porositi një birrë“. E cuditshme se si dikush pra Eglantin Proga që administronte 50 metra më larg lokalin e tij, porosit për të pirë në lokalin e dikujt tjetër.

Dëshmitari nuk ëshë i sigurtë se cfarë ndodhi më pas. Por mban mend se pak më vonë dëgjoi disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë.

“Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerë as ujë por një nga rruga ka sjellë një bidon”.

Dëshmitari nuk mban mend se cfarë bëri mbasi porositi birrat, i ndjeri . Mban mend që e pa atë të shtrirë në trotuar.

Dëshmitari numër 2 thotë se “Eglantini u qëllua rreth orës 18.45 nga një person tjetër”. Sipas kësaj dëshmie, rezulton se policia është njoftuar 15 minuta me vonesë. Cfarë ndodhi gjatë atyre minutave? Dëshmitarët tregojnë se si autori i tronditur u ul nga njëra tavolinë në tjetrën dhe më pas u largua se duhet të vinte në vendngjarje policia.

Dëshmitari 2 është njëherazi lidhje familjare e të ndjerit. Ai thotë “Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merte në makinë kushuririn tim dhe ta çonim në spital për ndihmë mjekësore por pas 10 minutash ka ardhur ambulanca dhe e transportoi në spitalin Pogradec, ku ambulancë kam hipur dhe unë. Përsëri dhe ne ambulancë kusheriri im shtetasi Eglantin Proga nuk po reagonte fare”.

Ndonëse e kishte parë personin që i goditi kushëririn, ai nuk mundi ta identifikojë agresorin. Sepse thotë “nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shume larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam degjuar, as të bërtitura dhe as të shara.”

Ai nuk mund të thotë se në cfarë drejtimi u largua autori.

Dëshmitari 3 , tregon se Denisi ( autori) i kërkoi viktimës ti dridhte një cigare. Deri në këtë moment nuk kishte probleme. I ndjeri pranoi pa problem. Por në vazhdim edhe dëshmitari i radhës nuk pa gjë . “Unë nuk e kam parë se kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qënë i vëmendshëm në atë moment, kam qënë dhe në gjendje të dehur, kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo grua për të sjellë ujë dhe për të njoftuar ambulancën si dhe kur jam çuar nga tavolina kam parë që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte i shtrirë mbas makinës time e cila ishte e parkuar në rrugë para tavolinës ku isha ulur duke pirë.”

Edhe një tjetër ndonëse mban mend se si u kërkua, sesi dridhej cigarja, se si u qesh, u pohua “o kushëri o kushëri”, pastaj as humor as biseda të fortësh , ngaqë edhe ai kishte konsumuar tre-katër birra dhe smbante mend . “Në një moment kam parë që erdhi policia atje ne ishim ulur, unë të paktën nuk u ngrita fare të shikoja se çfarë u bë. Më pas erdhi ambulanca dhe pashë që mori një person. Më pas unë kam ikur në shtëpi dhe vonë më ka ardhur një punonjës policie në shtëpi dhe më ka marrë” thotë i pyeturi.

Edhe ai e njihte autorin Denis Mecen si fytyrë , por jo si emër.

13 Komente

  1. A
    Akan

    Eeee, cfare jane keto hollesira leshi....pse publikut i duhen keto, apo hetusise..Mua me duhen qe ti moj gazetare te me shpjegosh anet shoqerore te ceshtjes, shkaqet, pasojat etj, dhe JO punen e Hetusise..!!! Po, nejse, skeni dhe ju cfare te beni...

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Po e pengon shoqeria kriminele, hajdute dhe e korruptuar shqiptare. Ajo shoqëri ka modifikuar tendon universal te ADNsë duke futur te keqe n absolute ne esancën è njeriut pa patur asnjë shpresë se një ditë do shërohet. Shtet ,shoqëri , administrate, dhe gjithshka e degjeneruar, korruptuar si si plaget me qelb ne një Krijesë e infektuar nga mortaja.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetar

        Gazetaret jane te vetmit qe po e bejne detyren siç duhet ne kete rast. Sikur mos te ishte bere problem ne media kesaj çeshtjeje policia dhe prokuroria lokale do t’i kishin vene kapakun duke thene qe u pengua diku edhe vdiq. Ana shoqerore e ceshtjes qe kerkon ti eshte fenomeni i gjobevenies nga grupe “te fortesh”. Me sa di une ky fenomen nuk eshte i perhapur ne Shqiperi sepse shqiptari tipik eshte kokekrisur dhe gjen arme me lehtesi. Me sa duket, ne Pogradec e ne Korçe, duke qene njerezit me te kulturuar, behen me lehte pre e ketyre zhulsave. Sidoqofte, te mbyllesh gojen per te mbrojtur nje kriminel nuk eshte as kulture as mençuri por thjeshte burracakeri. Nese gjobevenia normalizohet neser mund ta kete rradhen deshmitari qe sot hesht.

        Përgjigjjuni
      2. E
        E di

        lshallah marrin hak familjaret e viktimes, qe te mos gezoje asnje dite jete me ky kriminel i lindur!!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Nuk te mbron shteti moj moter....Shqiperia drejtohet nfa fiset....hiq Spak asgje tjeter nuk funksionon....zyrtaret jane si bejleret dikur por jo ne token e tyre....ndaj ikin njerezit

          Përgjigjjuni
          1. l
            luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

            te ishin ata prokuroret kur ishte saliu sekretar i ppsh,per 24 ore i kishin zberthyer keta maskarenj qe kane frike te flasin dhe mbrojne nje kriminel qe i ka krahet e mbrojtura dhe ben te fortin

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Ahhh Enver,Enver....ti ua masje koken mire ketej populli qe nuk po u soset vreri dhe e liga....

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eraldo

                U ngeli ne goje komunizmi plerve te shkèrdhato kracis, ai sistem ishte I detyrueshem per kete popull me tipare diversantesh e kriminel

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berti

                  Te gjithe keta individe spurdhjake qe “ nuk kane pare gje” qe “ e njohim si fytyre por nuk ja dime emrin” apo prokurori apo gjykatesja qe e klasifikojne si “ vrasje nga pakujdesia” perfaqesojne llumin e shoqerise sone. Por zoti eshte i madh dhe kur drejtesia ta nxjerre me denim gjobe apo 2 vjet burg atehere nuk eshte cudi qe nje dite vrasesi apo femija e tij mund te vrasin me vone ndoshta keta spurdhjake apo femijet e tyre “ nga pakujdesia”

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zoti vente dore !

                    Degjoni , more mjerane , se as shembelltyra e gazetareve nuk jeni , guxoni , Po ua mbajti , thuajani ketij ketij populli : nese deri ne vitin 92 ishin psuria e nje monstre , pas atij viti ( 92 ) eshte pasuri , Jo vetem jeta e tij , Po edhe zhelet mbi trip , Jane prone e MAFIES . Jeni Njerez publike , jeni pushtet me vete , thuajani , Po ua mbajti , , Po s'e beni dot , se edhe ju jeni pasuri e MAFIES . Nuk e Ben dot ... Po ju , duke qene prane saj ( mafies) , se Ajo u ushqen ,se I sherbeni , e njihni me mire se kushdo ate , MAFIEN , kreret e saj , Sali Berishen , Ilir Meten dhe Edvin Ramen . Kjo gazetare , si shume te there , gjasme Ben guximtaren , ne te vertete Ben turbullimin , mjegullimin e gjese , qe thelbi I MAFIES te mos preket . S'ka faj , eshte pasuri e MAFIES . Quo vadis ...!!??

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drejtesia e re

                      Nese e denojne me gjobe apo me pak vite burg, u lind e drejta familjareve ta eliminojne fizikisht kete rrugac kriminel qe embrojne police e prokurore kriminele.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lani

                        Na thoni se me çfarë merret ky vrasësi dhe pastaj kuptojmë më shumë

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shaqo

                          ...qytetaret jane indiferente, kane frike te denoncojnë, per te vetmen arsye se kriminelet, sa futen ne burg, lirohen shpejt dhe pastaj...mjere kush ka folur. Prokurori ne kete rast, zbuti akuzen be vrasje nga pakujdesia. Turp. Ne kete rast, duhet hetuar prokurori per shpërdorim detyre e te dënohet si person qe krijon precedent te rrezikshëm ne te ardhmen

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje