Kush po i ekstradon bosët e krimit shqiptar nga Dubai?

10 Maj 2025, 10:44Kronika TEMA
Kush po i ekstradon bosët e krimit shqiptar nga Dubai?

Nga Arsen Rusta

Deri në vitin 2024 Emiratet e Bashkuara e përkatësisht Dubai ishte parajsa penale e bosëve të krimit shqiptarë. Askush nuk ekstradohej apo deportohej nga aty edhe pse mund të ishte i dënuar apo në kërkim. Ndërsa numri i atyre që kanë ardhur nga shapka e deri me pranga ka shkuar në 6 persona dhe ka të tjerë në pritje.

Dubai një parajsë penale e shqiptarëve të kërkuar nga drejtësia apo konsideruar si bosë të krimit nuk është më i tillë.

Më 13 Mars 2024 do të prekte tokën shqiptare Bruno Çobo me pranga në duar. Ai ishte shpallur në kërkim ndërsa për disa kohë qëndroi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ekstradimi i tij u shoqëruar asokohe me një postim të ish- ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

“Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë”.

Ishte ky shënimi i Ballës i cili asokohe u shoqërua me skepticizëm e shumë pak besuan se do ti hapej rruga një kapitulli ko edhe bosët s’do kurseheshin.

E teksa Bruno Çobo para togave të zeza mohoi ekstradimin duke deklaruar se kish ardhur të përballej vetë më drejtësinë, Balla paralajmëroi nga godina e qeverisë se Dubai s’ishte më një parajsë për kriminelët.

Pesë muaj pas Çobos radha ishte për të prekur tokën shqiptare me pranga Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe. Ata mbërritën në Rinas më 14 Gusht 2024 ndërsa para gjykatës së posaçme të dy mohuan të ishin ekstraduar.

Ende baza ligjore që i solli ata në Shqipëri mbetet e paqartë, ndërsa tashmë ata ndodhen të izoluar.

Më 2 Maj 2025 me pranga do të sillej në Shqipëri edhe Florenc Çapja. Sërish pretendimi i këtij personi para gjykatës së posaçme ishte se s’jam ekstraduar.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka një datë, burime nga Interpol sqaruan për emisioni “FactCheck” se i kërkuari i radhës që pritet të ekstradohet nga Dubai është Durim Bami.

Tre persona të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë e rendin në Shqipëri po ashtu janë lokalizuar dhe arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri. Ata janë për policinë ushtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Talo Çela, përkatësisht: Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika.

Në listën e bosëve të ekstraduar këtë herë jo nga Dubai por nga Turqia është edhe Dritan Rexhepi. Ky shtetas kërkohej nga disa vende europiane dhe Shqipëria mundi ta marrë pas një vendimi të gjykatës turke.

11 Komente

  1. t
    tetovari2

    Çka të ha kari ty se kush po i ekstradon vrasësit nga Dubai,çka përzihesh në punët që janë sekret shtetëror se si vjen deri te ekstradimi,mos vallë don të pësosh fatin e Artan Hoxhës?Edhe ai bënte si pordha në tirq me shkrime të tilla në gazeta e në tv derisa u kap me presh në duar si bashkëpuntor i hajdutëve,vrasësve e spiunëve.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Palloi

      Po jo mo trim se kurva si Edit Xhajana qe pallohen me parate e korrupsionit hoteleve te Dubait nuk mund te na fshihen nga syte e mendja !

      Përgjigjjuni
      1. M
        MB

        Jo jo pake me thell esjte ceshtja mendoje,ky do te beje te qarte se qeverria nuk ju bezdise por dikush po jua fute pra me K ministtin e mbani mire por me tjera organe ligj zbatuese jo…

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tropojani

        "Tetovari 2", ma kurseve nji koment, sepse nuk kam ç'të shkruaj më shumë. Komenti juaj, shkurt dhe shumë ekzakt. Ditene mirë.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Secili do mere ate qe meriton !

          Rendesi ka qe secili do qofte ! kudo qe mendon se fshihet ! i vjne dita dhe do te Arestohet... Vetem budallejnte se kuptojne qe do te kapen apo mund te fshihen..... Ne shekullin qe po jetojme , vetem se genjejne mendjen e tyre ata qe bejne nje krim apo shkelin Ligjet ! dhe mendojne se do ja hedhin....vjen dita te gjithe do marin denimin simbas krimeve qe bejne dhe Ligji do ti denoje....te zgjuarit i shtrohen punes dhe zbatojne Ligjet qe jane ne fuqi.... Vetem ne kete menyre mund te jetojne te lire dhe prane Families te tyre dhe et dashurve te tyre ... Deri sa ta kete shkrujatur Zoti.... perndryshe , secili do behet pishman si derri...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mirditori

            Aksion i SPAK, qeveria fle gjume dhe eshte pale me ta

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti i Porcelanit

              Populli pret kryekriminelin Talo Cela, vrasesin e tmerrshem te nje nene!

              Përgjigjjuni
              1. X
                XIXHILLIKU

                Nga burime, ekstradime.... kush ta japi lajmin i pari, kush te japi me teper detaje Tan Hoxha apo LALA (qe i di te gjitha dhe i ka burimet e paguara/konfirmuara)... ikni mer katnar se burimet jane te konfirmuara nga PSH, qe pa pat ardh avjoni e qit ke mediat per me fitu pike ... lufta pa kompromis ndaj krimit... nuk ka mo u largua ne drejtim te paditur

                Përgjigjjuni
                1. i
                  ilir meta

                  i merr leket dubai dhe i bi poshte po te jet per ish ministrin rrine 100 vjet ato atje

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Zoti per krijimin e njerezimit i duhej nje kazan me tru ,radha e njerezve shtohej , kazani i trurit pakesohej , keshtu ka ndodhur nder shekuj ku dolen kokat e shkences, artit dhe ndertimit , me kalimin e dekadave truri mbaroi u zevendesua me kungull.Ne vitet 90 kazani ishte i gjithe kungull.Kjo ka ndodhur ne Shqiperine e bukur ku rane malet dhe u ngriten halet me ne krye saliken dhe taboret qe e shoqerojne .Votoni Shqiperia 2030 .

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drejtesi e munguar

                      Kujt i intereson se kush i solli "kriminelet" ne Shqiperi.Per njerezit e ndershem eshte e mjaftueshme qe kush ka bere krime te pergjigjet para drejtesise.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje