Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria është vrarë me thikë.
Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë.
Viktima punonte si i punësuar sezonal në Himarë.
Policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit në lokal në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kryekuq të Divjakës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
“Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.
Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia.
Vetem denimi me vdekje e ndalon. U bene shume zoti kryeminister. Merre ne dore situaten se nuk mban me. Vendos denimin me vdekje. Kurre mos shkofshim ne Evrope, por ama edhe keshtu jo. Mendo sot vetem ate nene e baba, ju iku femija ne lulen e rinise. Mendoni si per vete zoterinj politikane. I vjen rende zotit per keto qe po ndoshin.
Ngushellime familjes, por sikur vetem maloket vriteshin per nje kanal uji ?!
Per te tilla monstra duhet denimi me vdekje , se burgimin e perjetshem e ka pak .
Ky ështe mentaliteti primitiv- barabar -shpellar-Turko-islamik. Kultura dhe praktikimim i islamit, duhët që të ndalohën në Shqiprie. Se për ndryshe ne u zhdukëm.
Ne kriminologji me shume se 2/3 e vrasjeve ndodhin me thike...po ne Shqiperi sa eshte ku tregues? Parandalimi duhet synoje shmangien e shkaqeve te konflikteve.