“Ky nuk është një kërcënim”, paralajmërimi i xhaxhait të të riut që u vra për faturën

5 Janar 2023, 21:01Kronika TEMA

“Ky nuk është një kërcënim”,

Besim Cengu, xhaxhai i Visart Cengut i cili mbeti i vrarë mëngjesin e 3 janarit ka dhënë një paralajmërim për autorin e krimit Dritan Hoxhajn nëse ky i fundit del nga burgu.

Cengu tregoi se nipi i tij sapo ishte nga Franca, ndërsa dyshon se fatura ka qenë shkak i konfliktit mes tyre.

Më tej ai thekson se 31-vjeçari dhe personat që e shoqëronin nuk ishin të armatosur.

Pjesë nga intervista te “5pyetjet”

Përse shkoi nipi me dy shokët në Prizren?

Nipi ka qenë emigrant. Është kthyer nga Franca para një muaji. Është djali i vetëm. Pas festës në shtëpi me prindërit dhe tre motrat iku në Prizren me dy shokë moshatarë, që i ka edhe fqinj. Shkuan të konsumonin një darkë meqë ishin ditët e pushimit.

A mendoni se qëndron versioni që konflikti ka nisur për faturën?

Kjo është një version i atij djalit atje për të dalë nga situata. Është version i atyre. Këta kanë shkuar kanë ngrënë darkë dhe nuk kanë paguar faturën? Kjo është skandaloze. Nuk ndodh. Por ka një problem, personi që ka kryer krimin, është me më shumë se 35 precedentë.

A mendoni se do të ketë drejtësi apo autori do të dalë nga burgu sikur ka ndodhur më parë?

Fëmijët tanë nuk ishin të armatosur. Ai ka pasur truproja. Kur ke “mashën pse djeg duart”? Unë e njoh atë vend komplet. Të gjitha lokalet në periferi të Prizrenit janë të infektuara, ose janë lokale nate, shfrytëzohen prostituta dhe e dyta aty është edhe elementi i krimit, armës. Këta (djemtë) nuk e kanë ditur këtë formë, kanë shkuar për një darkë dhe ngecën në atë vend.

Çfarë ndodh nëse autori del nga burgu?

Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrës vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi.

Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori unë jam stërnip.

Nëse nga pala tjetër do të kishte iniciativë, do t’i prisnit për ta dëgjuar?

Nuk e besoj. Nëse gjykoj këtë veprimin e fundit të atij djalit, nëse e gjykojmë se ka ardhur si rezultat i një kulture edukimi nga ajo familje, është shumë e vështirë me pasur burra prej atyre me ardhur me diskutuar. Ne nuk jemi familje patriarkale. Ne edhe tolerojmë edhe gjykohet, edhe di të flasë dhe gjykojë. Ne nuk do të fillojmë luftën.

Ne jemi një komb, popull dhe mentalitet, ky është rast i veçuar. Nuk mund të na komandojnë këta njerëz. Këta kokëqethur, me zinxhir sa një gisht në qafë. Mjaft më me këta njerëz. Nuk mund ta ngrenë zvarrë popullin si ky ordiner. I mbylli derën vëllait. I kanë mbetur tre motra, prindi dhe nëna e vet krahëthatë. Si mundet që të dalë prapë ky njeri dhe të qarkullojë prapë, kjo do të ishte skandaloze. Dobësia më e madhe e shtetit në Kosovë.

17 Komente

  1. G
    Gjakovari Shqipnise

    Interviste me shume kulture dhe llogjike. I perket institucjoneve te veprojne po me llogjike dhe sipas ligjit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipetar i Jugut

      Besim Cengun e njoh nga koha kur kam qenë ne Kukës. Nuk kam patur muhabet, por e njoh. Djalë zotni. I ekuilibruar,me logjikë. Ndersa ai prizrenaliu është komplet kandar. Njeri i ndyre. Dhe familje ndyresirë. Ngushellime familjes Cengu se eshte humbje shumë e madhe.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Baca-Bajram

      Shume bukur fjalet e thena nga xhaxhai qe tregon civilizim e jo shtazeri si ajo e ati koketrashit apo me mire i shkon kokekarit, bastardit qe i mori jeten nje djali te ri... po si u vritka tjetri per nje fature prej 400 eurosh. Keta jane barbaret shtazarak qe s'e perfillin jeten e te tjerve

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        i shpreh ngushellimet me te sinqerta keti burri qe flet, prinderve te te ndjerit dhe gjithe Cengu, por ama se them nga zemra se si shqiptar qe jemi duhet tna kujtohet ajo fjala e urte popullore kur djali i thot babait se; " ujku mi hangri delet, babai i trishtuar pyet tbirin po ka i pate delet bre bir, kah gropat e ujkut i thot i biri, ja paske quar vet ne goje i thot babai " Me kete dua te them se çfar i duhej darka te ndjerit dhe shokeve te tij ne lokalin e nje krimineli, kur ne Prizren dhe rrethine ka plot lokale Ku ushqehesh dhe kenaqesh, ndersa pajtohem me xhaxhain e te ndjerit se ketu drejtesia duhet ta thot fjalen dhe ky kriminel me zingjir ne qafe ta vuaj denimin perjete nese nuk n'a lejon Europa denimin me vdekje, por duke e njohur situaten ne Kosove por edhe ne shqiperi kam frike se Ky kriminel do dali nga burgu dhe do shperblehet nga mender presednike osmanka siq bante sali berisha me vrasesit e shqiptareve ne shqiperi, uroj qe kjo tmos ndodhe, edhe nje her familja e nderuar ngushellime.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dritan

          Burre zotni, Zoti ju forcoft e ju dhasht kivet, ka fol si burrat.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fener Zizi

            Albin Kurti duhet te marri masa, mos ta liroj si liroi Serbin ne Mitrovice, ndryshe Xhaxhai dhe Familja te ndjerit duhet te marre hak(Gjak) nese ska rruge tjeter nga Drejtesi

            Përgjigjjuni
            1. H
              Himarioti

              Më pëlqeu shumë thënja e xhaxhait të viktimës. Tregon mençuri, maturi dituri dhe patriotizëm. Dhimbja është e madhe, ngushëllime të përzemërta familjes!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adria

                I pashe disa intervista ne TV te ketij krimineli, u skuqa jo vetem prej genjeshtrave te trasha te tij, injorances dhe fodullekut, por dhe prej kembelepirjes se moderatorit Shpetim Desku, qe per ndonje te ngrene qyl a kundrejt ndonje pagese i servir e justifikon publikut nje kriminel e burgaxhi, fakt ky qe dhunon kodin etik, profesional dhe moral te nje televizioni kombetar. Prandaj keta plehra jane bere delirante dhe te sigurt se krimet e tyre do te mbulohen nga institucionet perfaqesuese dhe zedhenesit e korruptuar e te papergjegjshem. Pa me te voglin dyshim, ky Rast si edhe shume te tjere tregojne se krimi ne Kosove eshte institucionalizuar. I shpreh families se djalit ngushellime te perzemerta dhe I keshilloj t'i luten Zotit per drejtesi, aty ne kishe, nga thellesia e shpirtit. Me bindje dhe eksperience ju siguroj se ai shikon dhe vepron. Askush me mire se Zoti nuk i ve gjerat ne vend. Nuk ka nevoje per hakmarrje me ca funderrina te tilla, ulet dinjiteti i familjes. Zoti do tia dergoj nje hundelesh njedite atij kokeboshi. In my prayers your son.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilirjani velaj

                  Ngushellime familjes per humbjen e pazevendesueshme.dhe shume respekt per burrnin e mencurin e fjales

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    joel shkodra

                    Ju qe komentoni mund t'i keni degjuar direkt ne televizion fjalet e xhaxhait, sepse te shkruara ketu nga gazetaret jane nje shqipe "per faqe te zeze".

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      VLONJATI

                      Ngushellime Familjareve, babait, nenes, motrave. te pikellon shume kjo ngjarje. Por ka disa pyetje, ky pleher Prizreni aty ka qene prej kohesh, duke hyre e dale ne burg> si ka dale nga burgu? Natyrisht duke paguar Prokurore e Gjyqtare "Kosovare" (Koqevare). Njesoj si ne na Shqiperi. Pra kjo rrace pasurohet nga krimi. Jane me te rrezikshem se vete kriminelet. Ketyre plehrave populli u ka besuar drejtesi.. Marrje HAK? Ja si thoni Ju o popull? Hakmarrja eshte e shenjte. Ate qe se ben shteti do beje dikush. Nje hale me zinxhire floriri ne qafe ben ligjin rrugeve te Kosoves. Ptuuuuu. Duhej te vdiste nje bir nene qe te zgjohej Policia, Prokurori e Gjykata ne Kosove. Dhe dale dale se nuk e dime edhe mund ta nxjerrin nga burgu . Cdo gje pret nga BYTHQIRAT. Po shoqeria civile ne Kosove? shtypi dhe TV thane se kishte konflikt te armatosur. Si ka mundesi , djemte ishin te pa armatosur. Pra kjo poshtersi e medias Kosovare do n je pergjigje. E provovshin ne djemte e tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qytetar

                        Lexoni o kokeqypa qe te kuptoni sa i rendesishem eshte shkollimi. Gazetari me siguri priste te degjonte: „Do ta djegim me benzine“. Zoteria ka dhene nje pergjigje qe e ben kete shoqeri, te falimentuar moralisht ne te dy anet e kufirit, t‘i skuqet faqja.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pukjani KATOLIK

                          Duhet te kuptohet qe per nje kategori njerezish duhet vetem dajaku per te vendosur nderin ne vend sic thote dhe kanuni i Princ Lekes

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkumbini

                            Gjynah per prindrit e viktimes.,

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              albatros

                              Me gjithë atë që u ka rënë mbi kokë, shikoni sa i qartë dhe i vetkontrolluar në mendime! Komplimente për zotërinë dhe gjithë fisin e tij. Dhe të tillë njerëz ka shumë. Por kjo është vallë drejtësia që meritojnë ? Drejtësia ka kapitulluar para zuzarëve, është e punësuar nga zuzarët, i shërben zuzarëve , shpërblehet nga zuzarët, …… !

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lani

                                Te lumtë për argumentimin llogjik! Je Zotëri i vërtetë dhe me mendje të kthjellët. Hakun duhet ta marrë shteti, ligji ndryshe veprohet si në primitivitet.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Ladi

                                  i ndjeri paska xhaxha te mencur

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje