Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

5 Mars 2026, 22:26Kronika TEMA
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për masa disiplinore ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme. Konkretisht ndaj noterit J.Gj në Devoll u dha masa “vërejtje me paralajmërim për heqje licence” dhe gjobë në vlerën 500.000 lekë të reja.

Fillimi i hetimit disiplinor ndaj noterit nisi pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Ndaj noteres V.D në Fier është dhënë masë “vërejtje me paralajmërim për heqje licence” dhe gjobë 500.000 lekë të reja.

Për noteren M.V në Tiranë është dhënë masa “vërejtje”

Veç 3 noterëve, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur masë me gjobë ndaj dy ndërmjetësve të licencuar të pasurive të paluajtshme në Tiranë, me vlerë përkatësisht 100.000 lekë të reja dhe 50.000 lekë të reja. Këto janë gjobat e para të vendosura ndaj ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, për të cilët Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar një verifikim të plotë të aktivitetit të tyre në qytetin e Tiranës.

Ministria e Drejtësisë do të vijojë kontrollet dhe masat disiplinore ndaj çdo shkeljeje të konstatuar apo të denoncuar nga qytetarët dhe mediat, me qëllim garantimin e standardeve ligjore dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve në shërbimet noteriale.

3 Komente

  1. M
    Murgu

    Bravo z.Ministër,se Shqiptari veç po e preke në PORTOFOL merr vesh. Mos harro se 97-ën ai PORTOFOL e solli.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      I mbyte!Ku pyesin ata per gjobat qesharake qe vendos ti?Ata duhet te futen NE BURG dhe mos te nxirren me jashte sepse kane shkaktuar deri ne vrasje njeri me tjetrin brez pas brezi dhe vjedhja vazhdon!Mos i beni njerezit te qeshin o plehra me keto lloj masash!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turma

        Paske gjetur nje noter ne Devoll , nderkohe kur ne Tirane e rrethe te medha keta kleptomanet po bejne namin me aktet skandaloze te tyre. Nje pjese e notereve jane ven ne dispozicion te krimit te organizuar dhe hajduteve te pronave e pasurive nga te fortet e mashktruesit o minister leshi , qe je bere qesharak me keto vendimmarrje. Por nuk eshte cudi se gjithe shteti eshte kriminal dhe qesharak ne kete vend.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje