Shoqëronte Ervis Martinajn, ish-oficeri i Operacionales kërkon lirinë

13 Shtator 2022, 13:32Kronika TEMA

Shoqëronte Ervis Martinajn, ish-oficeri i Operacionales kërkon

Jeton Lami, oficeri i arrestuar si shofer i Ervis Martinaj ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Cështja është planifikuar të gjykohet më datë 20 shtator në orën 09:50.

Efektivi i policisë, Jeton Lami u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. 

Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur Martinaj ishte ndihmuar nga agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.

Efektivi Lame është zbuluar pas hetimeve që po kryejnë pas denoncimit që ka bërë familjari se Ervis Martinaj është zhdukur. Xhaxhai, Faik Martinaj ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. 

 

Lini një Përgjigje