Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor 2025, 13:35Kronika TEMA
Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 33-vjeçari në

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Forcave operacionale pasi lëvizte me armë me vete në qytetin e Lushnjës.

I riu i identifkuar si Enrik Çela u kap në lagjen “Loni Dhamo”. Arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale.

"Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin E. Ç., i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. s
    shalqixhiu Saimir Korreshi

    Shqiperia e ka mare rrugen e mutit qe ne vitin 1992. Tani edhe njerzit e trevave paqesore po behen si shpellaret.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje