Lezhë, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka bashkë me të birin bëjnë për spital dy kushërinjtë

12 Janar 2026, 14:33Kronika TEMA
Lezhë, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka bashkë me të birin

Një konflikt çasti ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Dyshohet se këta dy persona janë goditur me sende të forta.

Gëzim Ndoka, vëllai i ish deputetit Arben Ndoka dhe i biri Kevin, u konfliktuan në një lokal me shtetasit Gjergj dhe Nikolin Marku, kushërinj.


Dy kushërinjtë u dëmtuan dhe pasi morën trajtim mjekësor, u paraqitën në komisariat ku bënë denoncimin.

"Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti", njofton policia.

 

2 Komente

  1. j
    ju

    Ke do kapni ata qe jane pjese e rilindjes dhe miqe dhe shoke te Rames dhe Pjerin Ndre bythes? Beni ndo nje lajme ne gazeta dhe rrini rehat se ata drejtojne policine dhe bashkine dhe shtetin. Kushurinjte morren nje mesim te mire qe ne ate vend e bejne ligjin gangesterat e Rames dhe Pjerinit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arti

      @ju - Pershendetje grupi Ciftelia. Si i keni telat?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje