Pasi u mor i pandehur, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili thirret sërish në SPAK

12 Janar 2026, 13:35Kronika TEMA
Pasi u mor i pandehur, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili thirret sërish

Ish-kreu i Drejtorisë së Burgjeve Agim Ismaili është thirrur në Prokurorinë e Posaçme të hënën.

Në nëntor të vitit të shkuar Ismaili u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për tentativën e hakërimit të emaileve të Prokurorisë së Posaçme.

Ndaj Ismailit u zhvilluan hetime për veprat penale “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK më 12 mars ishte në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Nga kjo ngjarje nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të SPAK.

Lini një Përgjigje