Ligji për zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e bërë nga 1/5 e deputetëve

31 Korrik 2025, 18:30Kronika TEMA
Ligji për zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura.

Raportohet se Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës.

Deputetët pretendonin se ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Në vendimin e saj, Gjykata rrëzoi shumicën e pretendimeve për mungesë argumentimi kushtetues ose për shkak se gjyqtarët nuk arritën shumicën e nevojshme prej pesë votash. Sa i përket raportit financiar të projektligjit dhe konsultimit publik, gjykata vlerësoi se ligji nuk ka sjellë efekte konkrete që do të kërkonin përllogaritje të detajuar shpenzimesh, ndërsa konsultimi publik i zhvilluar nga Kuvendi u cilësua në përputhje me Kushtetutën.

Gjithashtu, Gjykata theksoi se ligji është një ligj kuadër, pa pasoja të drejtpërdrejta, ndaj nuk cenon detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Vendimi përfundimtar i arsyetuar pritet të shpallet brenda afateve ligjore.

2 Komente

  1. S
    Saleh Kari

    Nuk mora vesh as gje , ju lutem kush e kupton shkrimin dhe per cfare flitet te ma perktheje ne shqip , faleminderit

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      O Mero e paska gjetur gazetarin toc kari si vetja, asgje nuk kuptohet ne kete shkrim idiot nga fillimi ne fund. Kushtetuesja, Kushtetuesja, Kushtetuta, Kushtetuta, Nderkombetaret, Nderkombetaret.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje