Çlirimi i hapësirave publike dhe i drejtorive të bashkive, Rama mbledh qeverinë në periferi të Tiranës

24 Korrik 2025, 09:30Kronika TEMA
Çlirimi i hapësirave publike dhe i drejtorive të bashkive, Rama

Në periferi të Tiranës, Kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në një mbledhje të formës “retrat” me fokus realizimin e objektivave dhe reformave të nisura në terren.

Kabineti qeveritar do të raportojë lidhur me ecurinë në sektorin përkatës dhe për përmbushjen e detyrave të ngarkuara nga Kryeministria.

Mbledhja vjen në vijim të operacioneve për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe në kushtet kur ka nisur reformimi i të gjitha njësive të qeverisjes vendore.

Sipas burimeve, Rama synon që mandatin e katërt ta drejtojë përmes një faze të re zhvillimi dhe reformash në territor, me fokus Shqipërinë Evropiane.

Në këtë linjë, pritet që brenda pak javësh Partia Socialiste të mbledhë strukturat më të larta për të formalizuar drejtimin e ri politik të qeverisë.

1 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    E nise kete pune(lirimin e hapsirave publike) te jene te gjithe njesoj.Te mos lihet asnje se ka mik x apo y.Krimineli qe ka goditur biznesmenin te Delijorgi te vihet para ligjit dhe lokali ti prishet se ka zene mbi 80% te trotuarit (lokali Stokholmi).

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje