Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme ne aksin rrugor Patos-Fier, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar tre të lënduar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur një automjet i policisë është përplasur me një mjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta. Si pasojë e përplasjes dy efektive të Komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër të mjetit tjetër.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë. Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Shkaku i aksidentit dyshohet reshjet e shiut !!! Po perse kur e ben tenderin nuk i porositen makinat e Policis edhe me fshirse xhami ?!