Marinari i anijes me kokainë arrestohet për pornografi: Në telefonin ju gjetën video me të mitur

30 Korrik 2022, 19:21Kronika TEMA
Marinari i anijes me kokainë arrestohet për pornografi: Në

Grigory Gorbunov, një 42-vjeçar nga Rusia, i ndaluar në anijen me qymyr ku u gjetën 49 kilogramë kokainë, u arrestua për pornografi me të mitur. Prej majit, së bashku me 11 marinarë të tjerë të anijes ata qëndruan në vendin tonë pasi Gjykata e Posaçme i bllokoi pasaportat deri në verifikimin e rolit të tyre në trafikun e lëndëve narkotike.

Por teksa anija me qymyr dhe ekuipazhi do largohen nga Shqipëria pasi më herët gjykata hoqi sekuestrot, pas ngel vetëm 42-vjeçari, në telefonin e të cilit, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme gjetën materiale të shumta porno me të mitur.

Materialet hetimore iu dërguan Prokurorisë së Durrësit për shkak të kompetencës dhe gjykata pranoi një kërkesë për mbylljen në qeli të Gorbunov, i cili ka mohuar akuzën duke thënë se telefonin e kishte blerë në një treg dhe nuk kishte parë përmbajtjen.

Lini një Përgjigje