Mashtronte të huajt me investime në kriptomonedhë: arrestohet 30-vjeçari nga Tirana

30 Prill 2023, 20:10Kronika TEMA

Mashtronte të huajt me investime në kriptomonedhë: arrestohet

Një shtetas 30-vjeçar nga Tirana, është arrestuar gjatë mesditës së 30 prillit në Spille, pas akuzave se ai është pjesëmarrës në një skemë kriminale, ku mashtronte të huajt me investime në kriptovaluta.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Policia e Shtetit, ku përmes një njoftimi për shtyp shpjegohet se në kuadër të operacionit të koduar “Sunday”, është bërë i mundur arrestimi i J.M., 30 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta.

Materialet ndërkaq i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje